Thursday 15 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mimoza Kadriu: “Ndërgjegjësimi shpëton jetë” – Aktivitet në Gjimnazin Shoqëror për kancerin e gjirit

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë

SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë vlerëson 4 media lokale gjilanase për bashkëpunim

UKZ – Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues – Afati plotësues në nivelin Master 2026/2027

Protesta në Tiranë shoqërohet me dhunë, sulmohen institucione, biznese dhe prona

Paralajmërimi i Anthropic: Inteligjenca artificiale mund të përhapet në pajisjet e zakonshme

TRADITA E NPL TREGUT VAZHDON DEKADA ME RADHË – NËN TË NJËJTËN ÇATI, TREGËTIA VAZHDON

Blerim Isufaj ankohet në Gjykatën Supreme për shkarkimin e tij

Qeveria miraton Projektligjin për themelimin e Inspektoratit Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Vazhdimësia e lidershipit rinor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” – Ardit Çoçaj kryetar i ri i

 UKZ mbajti trajnim mbi monitorimin e programeve studimore
Lajme

UKZ mbajti trajnim mbi monitorimin e programeve studimore

26 September 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt trajnim mbi Metodologjinë e Monitorimit të Programeve Studimore, i organizuar me qëllim të forcimit të cilësisë së  programeve studimore dhe përputhshmërisë me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Trajnimi u realizua nga Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, në kuadër të aktiviteteve të parapara në Kalendarin për Cilësi, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Një nga pikat kyçe të këtij kalendari është monitorimi dhe rishikimi i programeve studimore të akredituara, bazuar në procedurat pasakredituese të përcaktuara nga AKA.

Gjatë trajnimit u prezantuan :

1.Proceset dhe metodologjia e monitorimit të programeve;

2.Procedurat për verifikimin e përputhshmërisë së stafit akademik;

3.Monitorimi i bartësve të programeve dhe zëvendësimi i tyre në përputhje me afatet dhe kriteret e AKA-së;

4.Analiza e orareve të ligjëratave dhe ushtrimeve;

5.Kontrolli i informacionit të publikuar në uebfaqe dhe materialeve reklamuese të institucioneve.

Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte prezantimi i standardeve të brendshme për monitorimin e programeve studimore, të cilat janë zhvilluar me qëllim të ngritjes së cilësisë së programeve studimore dhe të menaxhimit të vazhdueshëm të programeve. Këto standarde do të shërbejnë si udhëzues për të gjithë bartësit e programeve të akredituara, të cilët pritet të realizojnë procesin e rishikimit të programeve gjatë këtij viti akademik.

Standardet e prezantuara përcaktojnë qartë rolin e bartësve të programeve në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave relevante, krahasimin me rezultatet e pritura të të nxënit, identifikimin e mangësive në kurrikulë, metodologji dhe vlerësim, si dhe hartimin e raporteve të rregullta të monitorimit për çdo program.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve institucionale, për të garantuar programe studimore cilësore, të qëndrueshme dhe të përshtatura me nevojat e studentëve dhe tregut të punës.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Mimoza Kadriu: “Ndërgjegjësimi shpëton jetë” – Aktivitet

15 October 2026
Lajme

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së

14 October 2026
Lajme

SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë vlerëson

14 October 2026
Lajme

UKZ – Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues

14 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ – Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues

14 October 2026

Rezultatet Përfundimtare të provimit pranues në UKZ – Afati plotësues për vitin akademik 2026/2027

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të

13 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar një tjetër hap në forcimin e

Lajme

UKZ dhe Universiteti i Lucernit thellojnë bashkëpunimin

13 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan po vazhdon bashkëpunimin me Universitetin e Lucernit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.