Monday 17 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që thotë se është e pamundur, ju gënjen, s’ka

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të

Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë

Wesley Clark nis dëshminë e tij në Hagë

Rektori i UKZ-së pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

Supremja aprovon kërkesëpadinë e OEK kundër ZRRE’së, shfuqizon nene për liberalizimin e tregut të energjisë

Arrestohen katër gjuetarë serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

 UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026
Lajme

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

1 October 2025 0 Comment 6 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi pritjen solemne për studentët e vitit të parë me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026. Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë Rektori i Universitetit, Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm, personeli akademik dhe administrativ, Delegacioni i Universitetit PH Zug të cilët këto ditë po qëndrojnë në UKZ,  si dhe studentët të cilët po fillojnë rrugëtimin e tyre në Universitet.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku mbajti fjalën e mirëseardhjes për studentët e rinj, duke i uruar suksese dhe një vit të mbarë akademik. Ai theksoi se  është një kënaqësi e veçantë dhe një emocion i madh që sot ju mirëpresim si gjeneratën më të re të Universitetit tonë. Me praninë tuaj, UKZ merr frymë të re, merr energji dhe motivim për të vazhduar misionin e tij – të edukojë, të frymëzojë dhe të përgatisë breza të rinj për sfidat e së ardhmes.

“Ju sot nuk po hyni vetëm në një universitet, por në një familje akademike ku vlerat e dijes, respektit dhe përparimit shoqëror janë themeli i çdo hapi. Universiteti “Kadri Zeka” është institucioni që prej themelimit ka ndërtuar rrugëtimin e tij mbi transparencë, përkushtim dhe partneritet, dhe sot me krenari mund të themi se është një nga universitetet më të besueshme dhe me perspektivë në vend,” tha Rektori në fjalimin e tij.

Në fjalimin e tij, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku inkurajoi studentët e rinj që të angazhohen seriozisht në studime dhe të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ofron Universiteti Publik “Kadri Zeka”. Ai theksoi se “Një nga vlerat tona kryesore është se studenti është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Profesorët dhe asistentët tanë u bëj thirrje sot që të punojnë me studentët me sinqeritet, me dashuri dhe me përkushtim, duke i konsideruar ata jo thjesht si nxënës, por si kolegë të ardhshëm, si bashkëpunëtorë që nesër do të mbajnë dhe pasurojnë shoqërinë tonë. Studentët e sotëm janë kuadrot e së nesërmes, ndaj marrëdhënia e ndërtuar mbi respekt dhe partneritet është themel i suksesit të përbashkët”, tha ndër tjerash Rektori Dërmaku.

Në kuadër të kësaj ceremonie, përveç fjalës së mirëseardhjes nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, fjalim mbajti edhe Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili. Ajo uroi studentët për hapin e tyre drejt edukimit të lartë dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe angazhimit në këtë fazë të re të jetës së tyre.

Edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Dr. Dukagjin Leka, u dëshiroj mirëseardhje studentëve të rinj, derisa i njoftoi studentët për rëndësinë e përfshirjes së tyre në programe të ndryshme të mobilitetit ndërkombëtar, si dhe pjesëmarrjen në projekte shkencore dhe bashkëpunime që UKZ ofron në partneritet me universitete dhe institucione të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Pas përfundimit të pritjes solemne, drejtuesit e fakulteteve bashkë me stafin akademik dhe administrativ pritën studentët nëpër sallat mësimore. Ata u njoftuan me ambientet e mësimit dhe zhvilluan takime informuese rreth kurrikulave dhe përmbajtjes së programeve të tyre.

Drejtuesit e fakulteteve, së bashku me stafin e tyre, theksuan se universiteti është gjithmonë në dispozicion për të mbështetur studentët në sfidat akademike dhe personale që mund të hasin gjatë studimeve të tyre.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” i uron të gjithë studentëve suksese të shumta në studime dhe zhvillim profesional gjatë këtij viti akademik. Njëherësh, UKZ uron edhe personelin akademik dhe administrativ për një vit të suksesshëm.

Fjala e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku në Ceremoninë e pritjes së studentëve për fillimin e Vitit Akademik 2025-2026

Share This:

Tags: UKY
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53

17 November 2025
Lajme

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

17 November 2025
Lajme

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që

17 November 2025
Lajme

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te

17 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave

2 October 2025

Në një ceremoni solemne, sot u bë përurimi i Laboratorit të Shkencave Sociale në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.