U promovuar monografia kushtuar doajenit të gazetarisë sportive, Xhavit Kajtazi
“Sporti, shtetndërtimi dhe jeta publike”, është titulli i monografisë së promovuar të hënën në Institutin Albanologjik në Prishtinë, kushtuar Xhavit Kajtazit e me autor Veli Kajtazin.
Krahas figurave të ndryshme nga sporti dhe gazetaria sportive, i pranishëm ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili në fjalën e rastit vlerësoi lart kontributin e Kajtazit në promovimin dhe zhvillimin e sportit para dhe pas luftës, për çka edhe ishte nderuar me çmim nga KOK-u dy vjet më parë.
Për veprën e mjeshtrit Kajtazi, i cili ia kushtoi një jetë gazetarisë sportive dhe volejbollit, ku ishte lojtar e trajner, folën edhe recensenti, Besim Kajtazi, autori Veli Kajtazi dhe profesori i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Malësor Gjonbalaj.