Wednesday 14 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti pret në takim shefin e Këshillit Evropian

Osmani: Të hiqen masat, në fokus të dialogut njohja reciproke

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kryehet operacion i rrallë e kompleks

Kreu i Bujanocit, Arbër Pajaziti uroi Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri

Parashikimi i motit për të mërkurën, 14.05.2025

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

 U promovuan dy libra me temë nga trashëgimia kulturore e Luginës së Preshevës dhe të viseve shqiptare
Kulturë Lajme

U promovuan dy libra me temë nga trashëgimia kulturore e Luginës së Preshevës dhe të viseve shqiptare

11 December 2022 0 Comment 6 min read

AA

Në Bibliotekën Ndërajonale “Fan S. Noli” në Gjilan, këtë të shtunë janë provuar dy libra “Zejtaria dhe tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare” dhe “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe e viseve të tjera shqiptare” që janë botim i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore – Preshevë.

Në këtë promovim, fillimisht Xhemaludin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore – Preshevë foli për aktivitetin e kësaj shoqate dhe qëllimet e saj në aspektin shkencor dhe në fushat tjera me rëndësi për popullatën e kësaj ane. Sipas tij, në Luginë të Preshevës ka pasuri të madhe temash, të cilat nuk janë hulumtuar e trajtuar sa duhet. Salihu foli për aktivitetin e kësaj shoqate që nga viti 2010 e deri më tashti, duke thënë se falë aktivitetit të saj deri më tashti janë mbajtur 14 konferenca shkencore, janë promovuar 19 libra, janë mbajtur ekspozita, akademi, përurime  e aktivitete të tjera.

Agron Xhagolli, rencensent i këtyre librave ka theksuar se janë këto libra që  mund t’u shërbejnë studiuesve për studime të mëtejme. Sipas tij në punimet për librin e parë është shkruar për zejtarinë në Luginë të Preshevës dhe treva të tjera shqiptare. Ai tha se librat janë të pasura edhe me fotografi dhe se temat që trajtojnë ato janë trajtuar jo mjaftueshëm deri më tashti tek ne. Sipas Xhagollit në librin e parë janë trajtuar 21 libra për zejtari dhe një për tregti, derisa në librin e dytë “Veshjet…”, trajtohen veshjet popullore, që janë pjesë përbërëse e popullit shqiptar. Sipas tij, veshjet popullore pësuan ndryshime, ato ishin të veçanta dhe dëshmojnë për traditat e popullit shqiptar në krahinat veriore të popullit shqiptar.

Drita Halimi – Statovci, redaktore e librave, tha se autorët e punimeve sollën fakte nga terreni e nga literatura e bollshme, sollën tablo e informacione që nga shekulli XVI e deri më sot. Tek ne ka zeje që edhe më tej funksionojnë , kurse tematika që ngërthen zejtaria paraqet edhe efektet socio-kulturore të popullit tonë e që është me interes. Pasi ka përmendur temat që trajton libri “Veshjet…”, tha se ky libër ka material të bollshëm, por edhe fotografi, trajton tema të bollshme dhe të nduarndurshme, që dëshmon për një trashëgimi të begatë kulturore e trashigimore të kësaj treve dhe që dëshmon se kultura shqiptare është një dhe e pandashme.

A.R. KATANA

Qazim Azizi, drejtor i Bibliotekës Ndërajonale “Fan S. Noli” në Gjilan, lexoi disa pjesë nga punimi i tij, duke treguar përvoja se si kanë punuar zejtarët e Hashanisë, që kryesisht ishin punues druri, kryesisht në punimin e nallaneve dhe në pemëtari, gjë për të cilat ishin të njohur jo vetëm në këto anë por edhe më gjerë. Dr. Qazim Namani, autor që është marrë me veshjet e Medvegjës, tha se kjo anë është e pasur me simbole kulti, veshje me simbolikë e kolorit që duhet çmuar dhe ka kërkuar që të fillojë nisma që kjo veshje të mbrohet nga UNESCO.

Në promovimin e këtyre librave folën edhe dr. Baftijar Kryeziu, Ismet Azizi, që ka kërkuar që diç e tillë të organizohet edhe për Sanxhakun, pastaj edhe Bahri Krasniqi.

Marrë nga: Kryelajmi.com

Share This:

Tags: Botime Lugina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Ansambli “Gjilani” kthehet nga festivali “

14 May 2025
Lajme

Kurti pret në takim shefin e Këshillit

14 May 2025
Lajme

Osmani: Të hiqen masat, në fokus të

14 May 2025
Lajme

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kryehet

14 May 2025
RELATED Stories for you
Opinione

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, diskriminohen

28 November 2024

Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, vazhdojnë të

Lajme

“Të shtypur po, të nënshtruar jo”, shqiptarët

12 August 2024

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar sot në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes

Lajme

KASH kërkon që të respektohen drejtat e

10 February 2024

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka terhequr vëmendjen në vazhdimësi për shkeljen e të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.