Friday 17 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

 U promovua libri “Masakrat serbosllave në Gjilan, Kamenicë, Viti, Preshevë, Bujanoc, Kumanovë dhe Shkup në vitet 1944/1945” i autorit Dr. Fatmir H. Selimi
Kulturë Lajme

U promovua libri “Masakrat serbosllave në Gjilan, Kamenicë, Viti, Preshevë, Bujanoc, Kumanovë dhe Shkup në vitet 1944/1945” i autorit Dr. Fatmir H. Selimi

25 December 2022 0 Comment 6 min read

AA

Në ambientet e Bibliotekës Ndërajonale “Fan S. Noli” këtë të shtunë është përuruar libri “Masakrat serbo-sllave në Gjilan, Kamenicë, Viti, Preshevë, Bujanoc, Kumanovë dhe Shkup në vitet 1944/1945” i autorit dr. Fatmir H. Selimi.

Fillimisht për rëndësinë e këtij libri dhe historinë e trishtë të këtyre viteve ka folur studiuesi – moderatori dr. Faik Sahiti, kurse për masakrën e Gjilanit është shkruar edhe më herët, ka thënë Florim Isufi, që ka vlerësuar se autori i librit, Fatmir Selimi ka bërë gjurmime të mira, i cili pos vendbanimeve që janë në titull të librit, ka shkruar edhe për masakrën e Tërnoci. Isufi ka vlerërsuar se këto studime nuk duhet ndalur deri në identifikimin e të vrarëve më të fundit, ngase siç ka gjetur ai, ngjarjet po harrohen ndër breza.

Emin Selimi, profesor i historisë, ka thënë se këtë vit është përvjetori i ngjarjeve tragjike të Gjilanit “Ditët e masakrës në Gjilan”, që na përkujton se historia për ne nuk ishte mësesue e mirë e jetës. Sipas Emin Selimit, libri i Fatmir Selimit ka peshë të madhe për historinë e Gjilanit dhe më gjerë. Kjo është një vepër me peshë të madhe për popullin shqiptar. Autori ia ka dalë që një pjesë të kësaj periudha t’a konservojë e libri është një memorie ku ndodhen me mijëra emra, shënime për vrasje, shkatërrime e shpërngulje në masë.

Historiani Fatmir Shabani, ka thënë se autori në këtë libër në mënyrë statistikore i ka paraqitur emrat. Ai tha se Lufta e Dytë Botërore për shqiptarët ishte rirobërim. Shabani, që foli për masakrat që serbo-sllavët bënë ndaj shqiptarëve, nuk e la pa e përmendur edhe rolin e disa shqiptarëve të ashtuquajtur të ndershëm.

Dr. Neriman Braha, në një elaborim të gjatë ka thënë se historia na mëson për të kaluarën, por edhe të popujve në përgjithësi, e populli i ynë në histori kaloi thuajse i vetmuar, andaj siç tha ai, detyrë e jona është për të luftuar, por edhe për të gjetur mikun e fortë për përkrahje. “Ish-Jugosllavia ishte varri i hapur për shqiptarët dhe burg i popujve, ngase të dhënat flasin se në të u vranë 86 mijë shqiptarë”, ka thënë Braha, që tha se libri i Fatmir Selimit ka plot emra dhe ky libër luan një rol me rëndësi në historikun e vendit.

Fadil Agaj, ka lexuar një punim nga përmbledhja për librin të shkruar nga Kurtesh Devaja, i cili në hollësi ka përshkruar masakrën e Gjilanit e librin e ka vlerësuar origjinal dhe të dokumentuar. Në lidhje me këtë libër ka folur edhe historiani Aliriza Selami, i cili edhe vetë është marrë me këtë temë, që e cilësoi të gjerë, por për të cilën arkivat edhe ai i Beogradit mbeten të mbyllura për shqiptarë, ngase i shkatërroi ato dokumente OZNA. Ai tha se ua kemi borxh të gjithëve t’a bëjmë një tabelë dhe se duhet është bërë edhe më shumë, ngase terreni nuk është shfrytëzuar sa duhet. Folën edhe Xhemaludin Salihu nga Presheva e Shefki Bajrami nga Përlepnica, kurse autori i librit Fatmir Selimi foli për punën e bërë në hartimin e librit dhe nuk la pa përmendur të gjithë ata që i ndihmuan në hartimin e këtij libri, që mund të shërbejë si pikënisje për studime të mëtejme.

Share This:

Tags: Fatmir H. Selimi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.