Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 U pensionua Xhevat Aliu, ish-mësimdhënës, drejtor i gjimnazit dhe i Entit për Punësim
Lajme

U pensionua Xhevat Aliu, ish-mësimdhënës, drejtor i gjimnazit dhe i Entit për Punësim

3 April 2023 0 Comment 4 min read

AA

Është pensionuar sot Drejtori i Entit për punësim në Gjilan, Xhevat Aliu.

Ai është vlerësuar nga kolegët për angazhimin e madh, ndershmërinë dhe profesionalizmin e lartë të treguar, gjatë shërbimit shumëvjeçar në administratën komunale.

Biografia e Xhevat Aliu:

Xhevat Aliu është i lindur me 4 prill të vitit 1958 në fshatin Manjec, paralagje e fshatit Hodonoc, Komuna e Kamenicës. Shkollën fillore e ka mbaruar në Breznicë të mesmen në Gjimnazin Zenel Hajdini, në Gjilan.

Ka studiuar në Fakultetin Filozofik dega e Gjeografisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore në Universitetin e Prishtinës në vitin 1983.

Xhevati është i martuar dhe është baba i 3 fëmijëve. Mbi 17 vite ka punuar profesor në gjimnazin Zenel Hajdini, ku ka kryer detyra të rëndësishme.
Ai ishte anëtar i Komisionit komunal per arsim gjate kohes se okupimit, nenkryetar i Keshillit Komunal per ndihma emergjente gjate kohes se luftes.


Ishte drejtor i Gjimnazit Zenel Hajdini për dy vite, nga viti 2001 deri në vitin 2003, ku ka dhënë kontribut të lakmueshëm në stabilizimin e gjendjes në këtë vatër të njohur të diturisë. Gjatë asaj periudhe, sa ka qene Drejtor i Gjimnazit, ka realizuar projektin e meremetimit të objektit të shkollës, të financuar nga USAID, në vlerë mbi 400.000 $.

Nga viti 2003 ka kaluar në pozitën e drejtorit të Qendrës Rajonale për Punësim në Gjilan, të cilën detyrë e ka ushtruar deri më sot, 3 prill 2023.


Në këtë institucion ka arritur rezultate shumë të mira. Në vitin 2005 nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është emëruar si një ndër punëtoret më të mirë të kësaj Ministrie.
Gjatë gjithë karrierës së tij, kudo që ka punuar dhe vepruar, është munduar që me përkushtim dhe ndershmëri të lartë t’i kryej detyrat të cilat i janë besuar.


Ai, xhevat Aliu, është shembulli më i mirë i punëtorit arsimor jo vetëm me ditar, por edhe si udhëheqës në krye të gjimnazit sa ishte, por duke mos anashkaluar edhe gjithë vitet pasuese në institucionin ku edhe është pensionuar, në Entin për Punësim në Gjilan.



Share This:

Tags: Enti per Punesim Gjilan Xhevat Aliu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.