U ndërpre ndeshja shkaku i sulmit ndaj gjyqtarit, skuadra vendase kërkon falje publike
Ndeshja mes Kikës dhe Vushtrrisë në kuadër të Grupit B në Ligën e Parë, nuk ka pasur fund të mirë.
Në fakt kjo ndeshje është ndërprerë në minutën e 80-të, kur tre futbollistë të skuadrës vendase kanë sulmuar gjyqtarin kryesor Rrezart Hasani.
E gjitha filloi kur gjyqtari prishtinas përjashtoi me karton të kuq brazilianin Talisson, derisa ai së bashku me dy shok të skuadrës e sulmuan atë.
Hasani nuk hezitoi dhe përfundoi ndeshjen pas sulmit që pësoi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës nga Hogoshti, që nëpërmjet një komunikate kanë kërkuar falje.