
U mbajten ushtrime të përbashkëta për kadetë, juniorë dhe seniorë, organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës
Këto përgatitje ishin për te shikuar formen e garuesve (te selektorëve Isak Curri per senior dhe Leutrim Pepaj per kadetë, junior) para gares ndërkombëtare si Liga e te rinjeve te botës dhe Kupes se botës qe do te mbahet në Poreq te Kroacisë.

Këto ushtrime për se afermi i përcjelli edhe ish-kryetari i FKK-së Ismet Krasniqi tani president i KOK-ut.
Formen e garuesve se bashku me selektoret e percjellen edhe trajnerët e përfaqesuesës Elhami Shabani tek senioret kurse Irfan Sveqla dhe Barjam Rexhepi tek kadetet, junioret, po ashtu edhe sekretari i FKK-së Nazmi Gashi.
Ushtrimet do te vazhdojnë përseri neser në të njëjten kohë.
Në fund falenderojmë shkollen amerikane “Prishtina High School”, për ketë mundesi qe te mbajmë ushtrimet falas te përbashketa te Përfaqësuses së Kosovës në karate.
Prishtina High School
