Tuesday 21 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte në rrezik nga një stuhi ekstreme: Bow Echo

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Vaksina për parandalimin e kancerit të pankreasit, rezultatet premtuese

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

 U mbajt trajnim mbi monitorimin e programeve studimore
Lajme

U mbajt trajnim mbi monitorimin e programeve studimore

24 September 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt trajnim mbi Metodologjinë e Monitorimit të Programeve Studimore, i organizuar me qëllim të forcimit të cilësisë së  programeve studimore dhe përputhshmërisë me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Trajnimi u realizua nga Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, në kuadër të aktiviteteve të parapara në Kalendarin për Cilësi, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Një nga pikat kyçe të këtij kalendari është monitorimi dhe rishikimi i programeve studimore të akredituara, bazuar në procedurat pasakredituese të përcaktuara nga AKA.

Gjatë trajnimit u prezantuan :

1.Proceset dhe metodologjia e monitorimit të programeve;

2.Procedurat për verifikimin e përputhshmërisë së stafit akademik;

3.Monitorimi i bartësve të programeve dhe zëvendësimi i tyre në përputhje me afatet dhe kriteret e AKA-së;

4.Analiza e orareve të ligjëratave dhe ushtrimeve;

5.Kontrolli i informacionit të publikuar në uebfaqe dhe materialeve reklamuese të institucioneve.

Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte prezantimi i standardeve të brendshme për monitorimin e programeve studimore, të cilat janë zhvilluar me qëllim të ngritjes së cilësisë së programeve studimore dhe të menaxhimit të vazhdueshëm të programeve. Këto standarde do të shërbejnë si udhëzues për të gjithë bartësit e programeve të akredituara, të cilët pritet të realizojnë procesin e rishikimit të programeve gjatë këtij viti akademik.

Standardet e prezantuara përcaktojnë qartë rolin e bartësve të programeve në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave relevante, krahasimin me rezultatet e pritura të të nxënit, identifikimin e mangësive në kurrikulë, metodologji dhe vlerësim, si dhe hartimin e raporteve të rregullta të monitorimit për çdo program.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve institucionale, për të garantuar programe studimore cilësore, të qëndrueshme dhe të përshtatura me nevojat e studentëve dhe tregut të punës.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte

21 July 2026
Futboll

Spanja rikthehet në fronin e futbollit botëror,

19 July 2026
Sport

Zbulohet sa pritet të përfitojë Slavko Vinçiq

19 July 2026
Lajme

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet

19 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte

21 July 2026

Sistemet e organizuara të stuhive që kanë përfshirë të hënën Kosovën, duke sjellë rrebeshe

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Spanja rikthehet në fronin e futbollit botëror,

19 July 2026

Spanja është shpallur kampione e botës për herë të dytë në histori, pasi triumfoi

Sport Superliga e Kosovës

Zbulohet sa pritet të përfitojë Slavko Vinçiq

19 July 2026

Arbitri slloven Slavko Vinçiq pritet të arkëtojë rreth 60 mijë dollarë (afërsisht 52.500 euro)

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.