U mbajt seminari “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne”
Është mbajtur seminari rreth krijimit të qasjes gjithëpërfshirëse për persona me aftësi të kufizuara në trashëgimi kulturore, në kuadër të projektit “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne”.
Qëllimi i këti seminarit ishte që t’u jipet mundësi personave me aftësi të kufizuara të shprehin nevojat dhe domosdoshmërinë në përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave strategjike të institucioneve në fushën e trashëgimisë kulturore.
Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatohet nga CHwB Kosova në bashkëpunim me HANDIKOS.