U mbajt punëtoria për procedurat pas-akredituese në Fakultetin e Shkencave Sociale
Në Fakultetin e Shkencave Sociale u mbajt punëtoria përgatitore në kuadër të procedurave pas-akredituese për programin Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutimi i planit të zbatimit të rekomandimeve të dala nga procesi i akreditimit, si dhe shqyrtimi i provave dhe evidencave të mbledhura në funksion të përmbushjes së standardeve të kërkuara.
Në këtë takim morën pjesë stafi akademik dhe administrativ i programit, studentët, të cilët diskutuan në mënyrë të detajuar mbi hapat konkretë që duhet të ndërmerren, afatet kohore dhe ndarjen e përgjegjësive për secilin rekomandim.
Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e sistemimit të provave mbështetëse dhe harmonizimit të tyre me kërkesat e procesit pas-akreditues, duke garantuar transparencë, cilësi dhe qëndrueshmëri institucionale.
Duke folur me këtë rast, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, theksoi se procesi pas-akreditues duhet të shihet si një mundësi për avancim të mëtejshëm të programit. “Procesi pas-akreditues nuk është vetëm një obligim formal, por një mundësi reale për reflektim dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Përmes analizës së rekomandimeve dhe hartimit të një plani konkret veprimi, ne po forcojmë më tej cilësinë akademike dhe përputhshmërinë me standardet më të mira evropiane. Angazhimi i stafit dhe studentëve dëshmon përkushtimin institucional për të ofruar një program bashkëkohor dhe konkurrues,” u shpreh Dekani.
Në përmbyllje të punëtorisë, u dakordua që procesi i monitorimit të zbatimit të rekomandimeve të jetë i vazhdueshëm, me raportime periodike dhe koordinim të ngushtë ndërmjet strukturave akademike dhe administrative
