Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 U mbajt “Pena e Flakës”, konkurrencë e ngushtë për çmimin e madh
Kulturë

U mbajt “Pena e Flakës”, konkurrencë e ngushtë për çmimin e madh

31 January 2023 0 Comment 9 min read

AA

Gjilan, 31 Janar 2023 – Nën organizimin e Asociacionit Alternativ të Shkrimtarëve të Kosovës, Ars Club “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, sot në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, u mbajt Ora e Madhe Letrare, ku 17 poetë kanë lexuar poezitë e tyre, në garë për çmimin “Pena e Flakës”.

15 shkurt 2023

Poetë e poete, artdashës e të ftuar të tjerë në këtë Orë Letrare, në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, i ka përshëndetur nënkryetarja e komunës, Leonora Morina Bunjaku.

“Me organizimin e sotëm të aktivitetit të radhës “Pena e Flakës”, po i afrohemi edhe finalizimit të këtij manifestimi mbarëkombëtar të ”Flakës së Janarit”, duke i falënderuar të gjithë varësisht prej përgjegjësive si organizatorë, mbështetës dhe si pjesëmarrës”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.

Ajo shtoi se gjithë ky organizim i jashtëzakonshëm në këtë mënyrë, do të përmbyllet suksesshëm duke e bërë Gjilanin qendër të kulturës dhe të artit shqiptar, për gati një muaj.

Në fund, nënkryetarja Morina Bunjaku ka uruar të gjithë pjesëmarrësit e Orës Letrare dhe fitueseve suksese, si në këtë Orë, si në konkurrimin e tyre në konkursin anonim letrar, në tregim e poezi.

Juria e Orës Letrare në përbërje: Sadete Tërnava Osmani, Emin Azemi dhe Arsim Halili, pas leximit të poezive, përzgjodhi tri poezi të cilat u nominuan për Çmimin “Pena e Flakës”.

Rapsodi për tri dhembje – Ramë Oraca

Zëri yt – Etleva Tafa

Pranë varrit të heroit – Klinton Nesturi

Ndërkohë, poezia fituese do të bëhet e ditur në Mbrëmjen Përmbyllëse të Manifestimit Kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit”, në Gala Mbrëmjen e cila mbahet po sot, nga ora 17:00 në Resort “Planet”.

Përndryshe, në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës”, si një nga shtyllat qendrore të Manifestimit “Flaka e Janarit”, ishin mbledhur poetë e poete nga treva të ndryshme shqiptare, e për Çmimin kryesor “Pena e Flakës”, poezitë e tyre i lexuan këta poetë:

Afrim Demiri, Etleva Tafa, Klejda Plangarica, Kliton Nesturi, Mexhit Havolli, Preng Maca, Ramë Oraca, Rozafa Shpuza, Rrushe Hasimi, Sadije Haliti, Selvete Abdullahu, Syhejl Havolli, Sherife Thaçi, Dhimitër Pojanaku, Xheladin Rexhepi, Zana Pira dhe Zeqir Fazliu.

Përveç aktivitetit të Orës Letrare, një Juri tjetër letrare në përbërje: Anton Nikë Berisha, Albinë Idrizi dhe Xhevat Latifi, shpalli rezultatet e konkursit anonim letrar për poezi e për tregim të shkurtër, e ku sipas organizatorit, në garë ishin 79 poezi si dhe 47 tregime.

Në poezi:

Vendi i parë: Për ty, shifra: Safo

Vendi i dytë: Na t’atëhershmit, shifra: 0803

Vendi i tretë: Nëse më kishe dashtë, shifra: Unë Hamleti

Në prozë:

Vendi i parë: nuk është dhënë

Vendi i dytë: Zbardhëllimë – shifra: Udhërrëfyesi

Vendi i tretë: Bineqtë – shifra: L’keni i Hasit

Manifestimi “Flaka e Janarit”, tutje ka në program aktivitetin përmbyllës, “Gala Mbrëmja” që do të mbahet në Resort “Planet”, Kmetoc, Gjilan, me fillim prej orës 17:00, kur do të shpallen të gjitha vendimet për fituesit, për të shpërblyerit nëpër shtyllat përkatëse, sipas rrjedhës, duke filluar nga “Peneli i Flakës”, “Talia e Flakës”, “Gara në Enigmatikë”, “Xixat e Flakës”, “Fest Flaka” e “Pena e Flakës”.

Share This:

Tags: Pena e Flakes 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Kulturë

Binjakët – Tregim, Çmimi i tretë, “Pena

17 February 2023

Autor: Xheladin Rexhepi Ishte pranverë e hershme. Urëza e parmendës me umin e mprehtë

Kulturë

Na t’atëhershmit – Poezia që fitoi çmimin

3 February 2023

Na t’atëhershmit – Poezi Kaltrinë E. Uka Nuk kam me t’thanë ma kthehu për

Kulturë Lajme

Pena e Flakës 2023 – Ora e

1 February 2023

Nën organizimin e Asociacionit Alternativ të Shkrimtarëve të Kosovës, Ars Club “Beqir Musliu”, me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.