Wednesday 29 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të mërkurën, 29 tetor 2025

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së UKZ-së

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan

Kryetari Hyseni: Arsimi, do të vazhdojë të mbetet prioritet

Borë, rrebeshe shiu e rrufe – parashikimi i motit për nesër

Delegacioni i UKZ-së ka marr pjesë në Konferencën e OSBE-së për Lirinë e Mendimit, Ndërgjegjes

Arbër Ismajli: “LDK është më e madhe se çdo individ”

Delegacioni i UKZ-së përmbyll vizitën zyrtare në ShBA

Gjilani bëhet me sisteme kamerash bashkëkohore, funksionojnë me Inteligjencë Artificiale dhe ndërveprojnë në një platformë

Parashikimi i motit për të hënën, 27 tetor 2025

 U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat Rexha
Lajme

U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat Rexha

12 September 2025 0 Comment 5 min read

AA

Në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini” është mbajtur mbledhje përkujtimore për profesorin e gjeografisë Nexhat Rexha, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Gjilan.

Profesori Nexhat Rexha mbi katër dekada kishte punuar në arsim e puna e tij është çmuar lart nga kolegët dhe udhëheqës arsimorë.

Jeton Rexhepi, drejtor në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini”, tha se me pikëllim të thellë sot ndahemi fizikisht nga profesor Nexhat Rexha, profesori ynë, miku e kolegu ynë; njeriu i përkushtuar për edukimin e arsimimin; njeriu i drejtë e kryengritës; burri i jashtëzakonshëm që gjithmonë reflektonte dijen, urtësinë në komunikim, maturinë e kryengritjen kur kërkogej; burri e profesori që gjithmonë ngjasonte me trashëgiminë më të mirë të shqiptarëve dhe na e sillte atë si vazhdimësi të qenies tonë.

“Profesor Nexhat Rexha ishte profesor për të gjithë ne me njohuritë e këshillat, me qëndrimin e vendosur dhe modelin që ofronte si njeri e edukator. Na e impononte autoritetin e tij sepse i tillë ishte gjithë jetën, dhe gjithë ne shihnim modelin si duhej të ishim”, tha drejtori Jeton Rexhepi që shtoi se në këtë moment ndarjeje fizike, ta mundim dhembjen, duke qenë falënderues që e patëm në mesin tonë; që na priu para e që e kishim pas; që e kishim në anën e djathtë e në anën e majtë; që na mbushte me qenien e tij kudo pranë nesh. Trashëgimia e profesorit Nexhat mbetet e pavdekshme, prandaj ndarja fizike sot, nuk duhet të na thej. Ju si familjarë e ne si miq duhet vazhduar të ecim në rrugën që na e ka mësuar; bashkë me profesorin tonë, bashkë me më të mirën që e ka mbjell në ne! I përjetshëm qoftë kujtimi për profesor Nexhat Rexhën! Përkulje e nderim punës së jashtëzakonshēm; të pikëlluar me ndarjen e krenarë që e njohëm, që e patëm, që do ta kemi.

Shpend Nuhiu, drejtor i Arsimit në Gjilan ka theksuar se po i jepet lamtumira profesorit shumë të dashur Nexhat Rexha, i cili mbi 40 vite ia kushtoi edukimit dhe dijes. Nuhiu tha se profesori Rexha e deshi profesionin me pasion, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe ishte model i edukatës, andaj kujtimi për të do të mbetet i gjallë dhe i pashlyeshëm.

Ismajl Kurteshi, ish-drejtor i Arsimit në Gjilan, tha se është shumë e vështirë të flasësh për profesorin Nexhat rexha, një profesor e pedagog i mirë. Ai ishte shembull se si duhet punuar me nxënës e ai do të mbetet në mendjet tona si profesor e qytetar i nderuar. Profesori Nexhat Rexha ishte shembull i përkushtimit, andaj t’a ruajmë kujtimin për profesor Nexhatin e t’a qojmë në vend amanetin e tij.

Sami Hoxha, ish-drejtor në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini”, tha se kjo ditë është ditë dhembjeje e krenarie. Nexhat Rexha ishte një profesor i mirë e i vyeshëm, atdhetar, me traditë familjare e me një karakter të fortë njerëzor të fuqishëm.

“Profesori Nexhat Rexha diti të jetë i afërt me të gjithë. Ai ishte model për zhvillimin e kurrikulës së re, një njeri i kompletuar, i cili la një bagazh të paçmuar”, tha ish-drejtori Sami Hoxha.

Në emër të familjarëve u falënderua djali i profesorit Nexhat Rexha, Amiri. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e premte) me drekë në Varrezat e fshatit Bresalc të Komunës së Gjilanit. /kryelajmi.com/.

Share This:

Tags: Nexhat Rexha Shkolla Zenel Hajdini
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Për ithtarët e poezisë, sjellim: Llojet e

29 October 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 29

28 October 2025
Futboll

Serie A – Atalanta dhe Milani ndahen

28 October 2025
Uncategorised

Kryqi i Kuq në Gjilan ndihmon familjet

28 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Gjimnazi ” Zenel Hajdini” shënoi edhe një

15 May 2025

Gjimnazi ” Zenel Hajdini” shënoi edhe një përvjetor – Fjala e drejtorit, Jeton Rexhepi

Lajme

Pensionohet profesori Nexhat Rexha, shkolla “Zenele Hajdini”

13 January 2024

Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan ka organizuar ceremoni kremte me rastin e pensionimit të

Lajme

Sami Hoxha nga Gjilani, nderohet me mirënjohje

25 December 2023

Gjimnazi “Hydajet Lezha” i Qytetit të Lezhës, siç thuhet në njoftimin e postimit zyrtar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.