Thursday 7 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Astrit Thaqi edhe zyrtarisht bëhet lojtar i Gjilanit

Presidenti Fatmir Sejdiu viziton mësuesin Musa Ibrahimi në Gjilan

U mbajt mbledhja komemorative për nder të Prof. Mujë Berishës

20 të vdekur nga përmbysja e një kamioni me ndihma në Gaza

Policia me aksion, arrestohen gjashtë persona – sekuestrohen mbi 13 mijë euro e pesë vetura

Nis protesta para Qeverisë e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së

Peci: Sot u procesuan 17.1 milionë euro për fermerët

Fillon shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025

Parashikimi i motit për të mërkurën, 06 gusht 2025

Trump i dërgon letër Osmanit: Mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara, vendet tona ndajnë

 U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë
Lajme

U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

28 May 2025 0 Comment 5 min read

AA

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Bekim Azizi, është mbajtur sot mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë.

Në fillim të kësaj mbledhjeje, këshilltarët komunalë parashtruan pyetje dhe kërkesa drejtuar zëvendëskryetarit të komunës, z. Hasan Aliu, dhe drejtorëve të drejtorive komunale, lidhur me çështje të ndryshme me interes për qytetarët.

Pyetjeve të këshilltarëve iu përgjigj zëvendëskryetari Aliu, i cili dha sqarime për temat e ngritura, përfshirë investimet kapitale, menaxhimin e mbeturinave, infrastrukturën, si dhe trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

Në vijim të mbledhjes, kryesuesi Azizi informoi këshilltarët dhe të pranishmit për vlerësimin e ligjshmërisë së disa akteve të miratuara në mbledhjet e mëparshme të Kuvendit, të cilat kanë kaluar me sukses kontrollin ligjor në përputhje me rregulloret në fuqi.

Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë;

Propozim-vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2024 në vitin 2025, në përputhje me planifikimet buxhetore dhe nevojat e identifikuara të komunës;

Propozim-vendimi për lirimin nga pagesa të punonjësve të Policisë së Kosovës për shërbimet që ofrohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në institucionet e tjera shëndetësore publike të menaxhuara nga Komuna e Vitisë.

Përveç pikave për vendimmarrje, gjatë mbledhjes u prezantuan edhe dy informata me karakter përgatitor dhe informues:

Informatë rreth Manifestimit Tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut 2025”, ku ndër të tjera u prezantua edhe raporti financiar i vitit 2024 për këtë aktivitet, nga drejtori I Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti. Në raport u theksua se këtë vit është shënuar një ulje e ndjeshme e shpenzimeve, krahasuar me edicionet e kaluara të manifestimit, duke reflektuar një menaxhim më të kujdesshëm të buxhetit dhe racionalizim të mjeteve financiare. U theksua gjithashtu rëndësia e angazhimit të të gjitha strukturave komunale për një organizim sa më të suksesshëm dhe dinjitoz të këtij manifestimi me rëndësi kulturore dhe historike për komunën;

Gjithashtu u prezantua edhe një informatë për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Vitisë nga drejtori I Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Basri Aliu, I cili paraqiti të dhëna për situatën aktuale, sfidat që hasen në terren, si dhe hapat që po ndërmerren për përmirësimin e këtij shërbimi thelbësor për qytetarët.

Mbledhja u karakterizua me diskutime konstruktive nga ana e këshilltarëve dhe me një përkushtim të përbashkët për adresimin e çështjeve të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe mirëqenien e qytetarëve të Vitisë.

Share This:

Tags: Komuna e Vitise
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Astrit Thaqi edhe zyrtarisht bëhet lojtar i

6 August 2025
Lajme

Presidenti Fatmir Sejdiu viziton mësuesin Musa Ibrahimi

6 August 2025
Lajme

U mbajt mbledhja komemorative për nder të

6 August 2025
Lajme

20 të vdekur nga përmbysja e një

6 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Komuna e Vitisë, ka filluar ciklin e

24 July 2025

Sot nga qyteti i Vitisë, komuna e Vitisë ka filluar të mbaj dëgjimet lidhur

Lajme

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt

30 June 2025

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur sot

Lajme

Fillojnë punimet në kuadër të projektit “

5 June 2025

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zgjedhur 5 qershorin- ditën ndërkomtare të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.