U hap Manifestimi tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”
Sot në Viti është hapur edicioni i 25-të i Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”. Hapja u bë në mënyrë solemne me ndezjen e flakadanit nga zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi Kuvendit Bekim Azizi, kryetari i OVL UÇK-së në Viti Idriz Quni, nipi i dëshmorit Nijazi Azemi “Komandat Mjekra” -Flakadani dhe vajza e dëshmorit, Liridona Azemi.
Në fjalën e rastit, zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu, theksoi se manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant Mjekra, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

“ Këtë vit kemi një arsye të veçantë për krenari. Shënojmë 25-vjetorin e organizimit të “Flakadanit të Karadakut”. Një çerek shekulli traditë, përkushtim dhe punë e palodhshme nga shumë njerëz që e kanë mbajtur gjallë këtë ngjarje dhe e kanë shndërruar në një ndër manifestimet më të rëndësishme në vend.
Gjatë tri ditëve në vijim, më 24, 25 dhe 26 mars, Vitia do të jetë qendër e aktiviteteve kulturore dhe artistike. Do të zhvillohet Ora e Madhe Letrare, do të mbahen garat rajonale të recitatorëve për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa kulmi i manifestimit do të jetë Festivali i ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo është një dëshmi e gjallë e pasurisë sonë kulturore dhe shpirtit që na bashkon” , u shpreh Aliu.
Ai gjithashtu theksoi se me prezencën në këto ngjarje po nderohen edhe vepra e komandantit Nijazi Azemi por edhe të dëshmorëve në gjithë shqiptarinë.

Ndërsa në emër të OVL të UÇK-së, foli Mustafë Shaqiri “komandant Shpëtimi”. Agjendën e aktiviteteve kulturore e sportive të “Flakadanit të Karadakut 2024” e prezantoi drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti. Paraprakisht, udhëheqës konunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e bashkëkuftëtar të dëshmorit Njazi Azemi, kanë bërë homazhe tek shtatorja e komandant Mjekrrës në sheshin e qytetit të Vitisë, si edhe tek obelisku i Madeline Albriht.
Më pas, nisi dita e parë e festivalit të ansambleve dhe shoqërive kulturore dhe artistike ku do të marrin pjesë grupe nga gjitha trojet shqiptare. Për gjatë këtyre tri ditëve, por festivalit, do të mbahet edhe Ora e madhe letrare, garat regjionale të recituesve për shkollat e mesme, si dhe paraprakisht gjatë vikendit janë zhvilluar edhe aktivitete sportive si garat në shah dhe basketboll, si dhe ecja në natyrë në relacionin Debellde–Letnicë.
