Tuneli Prizren-Tetovë, mund të nisë brenda 6 muajsh
Kreu i lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se tuneli Prizren-Tetovë mund të nisë brenda 6 muajve.
Ai tha se kjo mund të ndodh nëse vazhdohet me të njëjtën dinamikë me të cilën po punohet deri më tani.
“Qeveria ka përpiluar projektin kryesor nga Rruga e Kombit deri në hyrje të tunelit. Pra urojmë që edhe Qeveria e Maqedonisë të jetë me po të njëjtin seriozitet që sa më shpejt të realizohen punët. Nëse vazhdon kjo dinamikë, besoj se jo për më shumë se 6 muaj do të kemi edhe projektin kryesor për tunelin, me çfarë plotësohen të gjitha kushtet që të nisin punimet në terren”, tha Bilall Kasami.