Tuneli i Llogorasë hapet në korrik, pa pagesë gjatë verës
Tuneli i Llogorasë, më i gjati në Ballkan, pritet që të hapet në fillim të muajit korrik, dhe përgjatë 3 muajve të verës që do jetë i hapur për mjetet do të hyhet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht.
Në tunelin e Llogorasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve, ndërsa puna në të vijon dhe aktualisht po vendoset pjesa e ndriçimit dhe ventilatorëve. Pranë tunelit do të ketë edhe një stacion monitorimi të tunelit, ku vend do të gjejë edhe një zjarrfikëse.
Ky investim konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e Shqipërisë, që pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.
Tuneli pritet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.