Wednesday 4 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Takim bashkëpunimi mes Fakultetit Juridik dhe Gjykatës Themelore në Gjilan

Solidaritet dhe humanizëm në veprim

Besian Mustafa tregon dy opsionet e LDK-së për zgjidhjen e çështjes së presidentit

Takim pune ndërmjet FSHS-së dhe Institutit të Historisë në Prishtinë për thellimin e bashkëpunimit akademik

Rashiti: Pronat komunale janë pasuri e qytetarëve, duhet të administrohen me integritet dhe në interes

LDK-ja mblidhet për të diskutuar zgjedhjen e presidentit/es

Çështja e Presidentit, Kurti takohet sërish me Abdixhikun

Sot Kosova-Gjibraltari, Dardanet synojnë ta nisin me fitore

Drejt përfundimit renovimi i Palestrës së Sporteve në Gjilan

Disa lagje të Kamenicës mbesin pa ujë të pijshëm

 Trump nënshkruan urdhrin që shpall anglishten gjuhë zyrtare në SHBA
Lajme

Trump nënshkruan urdhrin që shpall anglishten gjuhë zyrtare në SHBA

2 March 2025 0 Comment 4 min read

AA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke e shpallur anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se kjo do të ndihmojë në sigurimin e një “shoqërie të bashkuar dhe kohezive”.

Kjo është hera e parë që SHBA-ja do të ketë një gjuhë zyrtare në nivel vendi, edhe pse rreth 30 shtete veçse kanë të përcaktuar gjuhën e tyre zyrtare.

“Nga themelimi i Republikës sonë, anglishtja është përdorur si gjuha jonë kombëtare”, tha Trump në urdhrin e publikuar më 1 mars.

“Dokumentet historike qeverisëse të kombit tonë, përfshirë Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën, që të gjitha janë të shkruara në gjuhën angleze. Prandaj, ka ardhur koha që gjuha angleze të shpallet gjuhë zyrtare e SHBA-së”.

Një gjuhë e caktuar në nivel vendi është në thelb të një shoqërie të bashkuar dhe kohezive, dhe SHBA-ja forcohet nga një qytetari që mund të këmbejë lirshëm ide në një gjuhë të përbashkët”.

Disa aktivistë kanë shprehur shqetësimet lidhur me ndikimin që mund të ketë kjo masë te personat që nuk flasin anglisht, veçmas në çështjet e imigracionit, procedurave të votimit dhe qasjes në ndihmë.

Ky vendim shfuqizon një urdhër të ish-presidentit Bill Clinton, që kërkonte nga agjencitë qeveritare dhe organizatat që merrnin fonde federale që të ofronin ndihmë gjuhësore për personat që nuk flasin anglisht.

Vendimi do t’i lejojë këto agjenci dhe organizata që të zgjedhin nëse duan të ofrojnë dokumente dhe shërbime në gjuhë të tjera.

Në urdhër thuhet se “krerët e agjencisë nuk janë të obliguar që të ndryshojnë, largojnë apo ndalojnë prodhimin e dokumenteve, produkteve apo shërbimeve të tjera të përgatitura apo të ofruara në gjuhë të tjera”.

Sipas ueb-faqes të Qeverisë amerikane, njerëzit në SHBA komunikojnë në më shumë se 350 gjuhë. Sipas Byrosë së Regjistrimit në SHBA gjuhët që fliten më së shumti, përveç anglishtes, janë gjuha spanjolle, ajo kineze, tagaloge, vietnameze dhe arabe. Po ashtu, disa gjuhë të amerikanëve autoktonë janë në mesin e gjuhëve që fliten në SHBA.

“Zotërimi i gjuhës angleze nuk hap vetëm dyer në aspektin ekonomik, por ndihmon banorët e rinj që të angazhohen në komunitetet e tyre, të marrin pjesë në traditat kombëtare dhe të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, tha Trump.

“Ky urdhër njeh dhe kremton traditën e kamotshme të shumëgjuhësisë të qytetarëve amerikanë, të cilët e kanë mësuar anglishten dhe këtë traditë ia kanë përcjellë fëmijëve të tyre për brezat që do të vijnë”. /REL/

Share This:

Tags: Trump
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Takim bashkëpunimi mes Fakultetit Juridik dhe Gjykatës

3 March 2026
Lajme

Solidaritet dhe humanizëm në veprim

3 March 2026
Lajme

Besian Mustafa tregon dy opsionet e LDK-së

3 March 2026
Lajme

Takim pune ndërmjet FSHS-së dhe Institutit të

3 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha

28 February 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar një video tetëminutëshe në platformën e tij

Ciceroni Featured Lajme

Trumpi për Vjosa Osmanin: Po bëni një

19 February 2026

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për

Ciceroni Ekonomi Featured Lajme

Trump e tërheq ftesën për Kanadanë që

23 January 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi të enjten ftesën për Kanadanë që t’i bashkohej

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.