
Tronditet Gjilani – E konfirmon Policia Rajonale në Gjilan: Dy të vdekur dy të plagosur me armë zjarri!
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një kafiteri në qendër të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për TV Gjilani, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se i dyshuari aktualisht është në arrati.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati”, tha Hashani.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.
“Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani
NJOFTIMI NGA POLICIA:
Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ .
Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.
I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës, i njohur për polocinë, i cili për momentin është në arrati .
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë.
