
Trajnohen mësimdhënësit, Hyseni: Një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit arsimor
Ka filluar trajnimi i rreth 1 mijë e 400 mësimdhënësve të Komunës së Gjilanit.

Për të parë nga afër nisjen e këtij procesi ishte edhe kryetari Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun.
“Nisëm zyrtarisht trajnimin për 1,392 mësimdhënës, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë falas nga programet cilësore të zhvillimit profesional”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, shtoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit arsimor, duke krijuar më shumë mundësi për ngritjen profesionale të mësimdhënësve tanë dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies për nxënësit.
