Trajneri i Marokut ishte vendimtar, kërkoi që nënat e lojtarëve të jenë prezentë në stadiume
Trajneri i Marokut duket se ka gjetë mënyrën më të mirë, mbase hyjnore, për t’i stimuluar lojtarët e tij në fushë, në botërorin e futbollit, Katar 2022.
Ai ka kërkuar nga vet Presidenti i shtetit që të gjitha nënat e lojtarëve të jenë prezente nëpër stadiume kur kombeëtarja e Marokut të zhvilloj takimet e saj, qoftë në fazën e grupeve ose në garat pasuese, nga 1/8 e finales.
pamjet dëshmojnë se motivi i lojtarëve ka qenë jashtëzakonisht i lart nga vet prezenca e nënave të tyre në ndeshjet përkatëse, që ka rezultuar me kualifikimin e Marokut në çerekfinale të botërorit.