Tragjedi në Kavajë, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij të mitur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë. Tre pjesëtarë të një familje, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.
Sipas njoftimit të Policisë atje, njësitë përkatëse kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Njoftimi i policisë
Më datë 09. 07. 2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes