
Tentim vrasje me armë zjarri në Viti, plagoset një person – autori në arrati
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Burime mediale bëjnë me dije se rreth orës 14:30 është raportuar se Avni Ajeti, banor i këtij fshati, është qëlluar me armë gjahu.
Viktima është dërguar me shenja jete në Emergjencën e Gjilanit, ku i wshtw ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Si i dyshuar për plagosjen është identifikuar J. I., gjithashtu nga Debelldeh, i cili ndodhet ende në arrati.
Aktualisht, policia është duke kryer kontrolle të gjwra për kapjen e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitet relevante.
Për këtë rast është njoftuar Prokurori kujdestar për Krime të Rënda, i cili e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
