Telegram ngushëllimi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për gazetaren Elife Sherifi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, në një moshë shumë të re.
E ndjera kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe kishte punuar në media të ndryshme. Në vitet e fundit, ajo kishte ushtruar detyrën e zëdhënëses në FC Drita në Gjilan.
AGK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të.
