Tejkalojnë shpejtësinë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për një vit
Gjilan, 06 Korrik 2023 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor, gjatë matjes me radar laserik kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tij, ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar, (vendbanim).
Sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h, gjersa i njejti ka tejkaluar shpejtësinë në 119 km/h .
Me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej pesëqind euro (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej një (1) vit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Me respekt Toger Ismet Hashani