Tejkalojnë shpejtësinë, drejtuesit i merret patentë shoferi
Gjilan, 19 Qershor 2023 – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik kanë identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetin e tij, ku ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar, (vendbanim), sipas shenjës së trafikut rrugor, e ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa i njejti ka tejkaluar atë në 126 km/h.
Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë
Me respekt, Toger Ismet Hashani