Wednesday 18 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Komunikatë – Komuna e Gjilanit, Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Në të gjitha komunat e mëdha të Kosovës do të ketë sot ndërprerje të rrymës

Parashikimi i motit për të mërkurën, 18 qershor 2025

Franca dhe Gjermania: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e

“S’është lufta jonë”- Rezolutë dypartiake në Kongresin Amerikan kundër Trump: Mos e sulmo Iranin!

Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit

DelegacionI nga Iowa, viziton Komunën e Gjilanit

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan priti në takim KFOR-in Turk në Kosovë Komandantin e

Pensionohet zyrtari i Drejtorisë së Arsimit, Xhemajl Berisha

 Teatri i Gjilanit mbledh “ajkën” skenike për ta inskenuar “Faustin” e Gëtes, me aspirata tradicionale për “Talia e Flakës 2023!”
Kulturë Lajme

Teatri i Gjilanit mbledh “ajkën” skenike për ta inskenuar “Faustin” e Gëtes, me aspirata tradicionale për “Talia e Flakës 2023!”

14 December 2022 0 Comment 5 min read

AA

Teatri i Qytetit të Gjilanit mëton të sjellë risi duke përzgjedhur ajkën e aktorëve, gjegjësisht ajkën e skenës, madje nga tri institucione teatrore Kosovare, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni, si dhe ai nikoqir – Teatri i Qytetit të Gjilanit.

Pamje nga provat

E Teatri i Qytetit të Gjilanit, sikur nuk është mjaftuar me këtë nismë “ndryshe” nga ç’është pa e dëgjuar në skenën teatrale vendore, ka sjellur një emër të shquar të saj – teatrologun e regjisorin Fadil Hysaj – për të vënë në skenë njërën nga veprat monumentale të letërsisë botërore, “Fausti”, vepër kjo kolosale e më të madhit autor gjerman, e nga më të mëdhenjtë e mbarë letërsisë botërore, Johan Wolfgan Gëte.

“Jashtëzakonisht të lumtur që tashmë, në Teatrin e Gjilanit, kanë filluar provat e para me një koproduksion mes tri teatrove; Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren dhe Teatri i Gjilanit. “Fausti”, një shfaqje nga Fadil Hysaj, bazuar në “Fausti” e Gëtes e të Marlosë, do të jetë premiera e radhës e cila edhe do të hap Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe, në janar të vitit 2023, për të vazhduar me reprizat e saj në Gjilan, Prishtinë, Prizren, Shkup e Tiranë”, thuhet në njoftimin e publikuar.

E mobilizimi i Teatrit të Qytetit të Gjilanit për të sendërtuar dhe realizuar skenikisht këtë vepër monumentale të letërsisë botërore, sikur paralajmëron një repertor ambicioz me prurje interesante në Manifestimin Tradicional “Flaka e Janarit”, në shtyllën teatrale, “Talia e Flakës 2023”.

Se si regjisori Hysaj do ta mbarështroj e adaptoj e sjëllë para audiencës që të korrespodoj me realitetin shqiptar një dramë të një autori të huaj në festivalin e Dramës Kombëtare Shqipe, mbetet të shihet në vet premierën e saj.

A.R. KATANA

E që synimet e nikoqirit, në këtë rast Teatrit të Qytetit të Gjilanit janë ambicioze, flet qartë mobilizimi për të përrfshirë kastën e aktorëve me emra të shquar të skenës sonë, madje të përzgjedhur nga tri teatro. Porse, një gjë është më se e sigurtë: koha prej rreth një muaji e ca më shumë deri në hapje të siparit të edicionit të ri të festivalit të dramës “Talia e Flakës 2023”, imponon domosdonë e intensifikimit maksimal të aktiviteteve e provave deri në finalizim të kësaj vepre ambicioze.

Share This:

Tags: FAdil Hysaj Fausti Flaka e janarit 2023 Gethe Teatri i Qytetit Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal

18 June 2025
Lajme

Komunikatë – Komuna e Gjilanit, Hyseni: Bujqësia,

18 June 2025
Lajme

Në të gjitha komunat e mëdha të

18 June 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 18

18 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

“Djali” – një histori që të lë

26 May 2025

E martë & e mërkurë | 27 & 28 maj | ora 20:00 Teatri

Lajme

Shkëmbime virtuale ndërkulturore me qëllim bashkëpunimi mes

5 November 2024

Sot zhvilluam një takim virtual me qëllim forcimin e bashkëpunimit kulturor mes CCNO-së, Teatrit

Kulturë Teatër

Hyseni: Teatri i Gjilanit, është i parë

3 July 2024

Kryetari komunës, bashkë me drejtorin e Kulturës Kushtrim Zeqirin dhe drejtorin e Teatrit Erson

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.