Të martën mot kryesisht i vranët dhe i freskët – priten reshje shiu
Të martën, më 17 mars 2026, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu që gjatë ditës do të vijnë duke u intensifikuar, veçanërisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Sipas parashikimit, reshjet më të përqendruara priten në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa në zonat malore prashikohen edhe reshje bore.
Era do të fryjë nga verilindja, herë pas here me intensitet më të shtuar, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 48 km/h.
Temperaturat do të shënojnë rënie, me vlerat minimale që do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 13 gradë Celsius.
Qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar në qarkullim, veçanërisht gjatë reshjeve më intensive.
