Të martën, 30 korrik në Vali Ranch Resort – “Neja e Diasporës!” – 12 orë aktivitete!: prezantim/ekspozite, argëtim e kalërim dhe muzikë pa kufi!
Në oragnizim të platformës mediale “Albinfo.ch” dhe Albpoint, janë duke u rrumbullakësuar përgatitjet e ngjarjes speciale në Resortin Ekskluziv – “Vali Ranch Resort” – në Përlepnicë të Gjilanit.
Nikoqiri i eventit, përvec që ka bërë publike pjesën e paraparë me programin e begatë, ka prezantuar edhe detaje tjera nga skenari i eventit “Neja e Diasporës” në “Vali Ranch Resort”, që parasheh një mori aktiviteteve tjera të cilat do të spikasin agjendën sensacionale ditore.
Fillimisht është para pjesa zyrtare e regjistrimit të pjesëmarrësve, hapja ceremoniale zyrtare me një fjalim nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për t’u pasuar me një prezantim nga investitorë gjilanas nga diaspora, gjegjësisht investitori më i madh, Fehmi Fetahi.
agjendajpg_a.jpg (1060×1500) (albinfo.ch)
Kjo pjesë ceremoniale hapëse do të përcillet me aktivitete si në vijim:
*Karaoke inkurajon mysafirët të këndojnë këngët e tyre të preferuara;
*Facepainting për fëmijë;
*Gara në kalërim: gara kalëruese për fëmijë dhe të rritur,
*Photo Both;
*Kuizi Trivia: Cmime të vogla për fituesit;
*Rrethi i tregimit,
*Art në natyrë
Nga ora 17 deri 18:00 parashihen:
Ekspozitë: njihuni me krijuesit e diasporës nga Anamorava – mikërpritje nga organizatorët
Nga ora 19:00 deri 24:00 – Prezantohet pjesa e koncertit të shumëpritur, me këngëtarë nga Gjilani: Naser Berisha, Hekuran Bllaca e Faton Isufi, si dhe grupi legjendar “Elita 5” nga Tetova.