Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Të gjithë fituesit e Cmimit “Nobel” për Letërsi
Kulturë Letërsi

Të gjithë fituesit e Cmimit “Nobel” për Letërsi

17 June 2025 0 Comment 21 min read

AA

Cmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.

Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez, Sully Prodhumme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin 2024 – Han Kang nga Korea Jugore.

Kujtojmë që në vitin 2016, Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari amerikan Bob Dylan, e që bëri shumë bujë në gjithë globin.

Shkrimtari i parë shqiptar që u nominua për këtë çmim ishte poeti kombëtar, Gjergj Fishta, , ndërsa në vitet 90-të e këtej u nominua disa herë prozantori i shquar, Ismail kadare,  por fatkeqësisht ai nuk arriti ta fitojë asnjëherë, përkundër që kishte fituar disa herë cmime tejet prestigjioze në fushën e letërsisë.

Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1985, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademi Suedeze.

Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”.

Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”.

Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti.

Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit.

Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare”.

E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”.

Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne.

Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.

Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e Muzikës.

Në medalje shkruan: Inventas vitam juvat excoluisse per artes – që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë: krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit. – Këto janë vargje nga “Eneida” e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.

Emri i lauratëve gëdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.

Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Lindberg.

Të gjithë fituesit e Cmimit “Nobel” për Letërsi

  • Sully Prudhomme (1901) – Francë – Gjuhë Frenge
  • Theodor Mommsen (1902) – Gjermani – Gjermanisht
  • Bjornstjerne Bjornson (1903) – Norvegji – Norvegjisht
  • Frederic Mistral – 1904 – (Francë – Oksitanezisht) & Jose Echegaray y Eizaguirre (Spanjë – Spanjisht)
  • Henryk Sienkieëitcz – 1905 – Poloni – Polonisht  
  • Giosue Carducci – 1906 – Itali – Italisht
  • Rudyiarg Kipling – 1907 – Britani e Madhe – Anglisht
  • Rudolf Eucken – 1908 – Gjermani – Gjermanisht
  • Selma Lagirlof – 1909 – Suedi – Suedisht
  • Paul Von Heyse – 1910 – Gjermani – Gjermanisht
  • Maurice – Maeterlinck – 1011 – Belgjikë – Frengjisht
  • Gerhart Hauptmann – 1912 – Gjermani – Gjermanisht
  • Rabindranath Tagora – 1913 – ndi – Bengalisht
  • Cmimi nuk është dhënë – 1914 -!
  • Romain Rolland – 1915 – francë Frengjisht
  • Verner von Heidenstam – 1916 – Suedi – Suedisht
  • Henrik Pontoppidan – – 1917 – Danimarkë – Danisht
  • Cmimi nuk është dhënë – 1918 – !
  • Carl Spitteler – 1919 – Zvicër – Gjermanisht
  • Knut Hamsun – 1920 – Norvegjia – Norvegjisht
  • Anatole France – 1921 – Francë – Frengjist
  • Jacinto Benavente – 1922 – Spanjë – Spanjisht
  • William Butler Yeats – 1923 – Irlandë – Anglisht
  • Wladyslaë Reymont – 1924 – Poloni – polonisht
  • George Bernard Shaë – 1925 – Irlandë – Anglisht
  • Grazzia Deledda – 1926 – Italia – Italisht
  • Henri Bergson – 1927 – Francë – frengjisht
  • Sigrid Undset – 1928 – Norvegjia – Norvegjisht
  • Thomas man – 1929 – Gjermani – Gkermanisht
  • Sinclair Leëis – 1930 – ShBA – Anglisht
  • Enrik Axel Karlfeld – 1931 – Suedi – Suedisht
  • John Galsëorthy – 1932 – Britani e Madhe
  • Ivan Aleksejevich Bunjin – 1933 – Russi (Në ekzil ) – Rusisht
  • Luigi Pirandelo – 1934 – Itali – Italisht
  • Cmimi nuk u dha – 1935 – !
  • Eugen O’Neill – 1936 – ShBA – Anglisht
  • Roger Martin du Gard – 1937 – Francë – frengjisht
  • Pearl S. Buck – 1938 – ShBA – Anglisht
  • Frens Eemil Sillanpaa – 1939 – Finllandë – Finlandisht
  • Cmimi nuk u dha – 1940 – !
  • Cmimi nuk u dha – 1941 – !
  • Cmimi nuk u dha – 1942 – !
  • Cmimi nuk u dha – 1943 – !
  • Johannes Vilhem Jensen – 1944 – Danimarkë – Danisht
  • Gabriela Misral – 1945 – Kili – Spanjisht
  • Herman Hesse – 1946 – Gjermni & Zvicër – Gjermanisht
  • Andre Gidde – 1947 – Francë – Frengjisht
  • Thomas Stearn Eliot – 1948 – ShBA & Britani e Madhe – Anglisht
  • William Faulkner – 1949 – ShBA – Anglisht
  • Bertrant Russel – 1950 – Britani e Madhe – Anglisht
  • Par Lagerrkvist – 1951 – Suedi – Suedisht
  • Francois Mauriac – 1952 – Francë – frengjisht
  • Winston Shurchill – 1953 – Britani e Madhe – Anglisht
  • Ernest Hemyngëay – 1954 – ShBA – Anglisht
  • Halldor Laxness – 1955 – Islandë – Gj. Islandeze
  • Juan Ramon Jimenez – 1956 – Spanjë – Spanjisht
  • Jlbert Camus – 1957 – Francë – frengjisht
  • Boris Pasternak – 1958 – Russi – Rusisht (Refuzoi cmimin)
  • Salvatore Quasimodo – 1959 – Itali – Italisht
  • Saint John Perse – 1960 – Francë – frengjisht
  • Ivo Andric – 1960 – Ish-Jugosllavi  – Serbokroatisht
  • John Stoimback – 1962 – ShBA – Anglisht
  • Giorgos Seferis – 1963 – Greqi – Greqisht
  • Jean Paul Sartre – 1964 – Francë – frengjisht
  • Mihail Solohov – 1965 – Izrael – Hebraisht
  • Nelly Sachs – 1966 – Gjermani & Suedi – Gjermanisht
  • Miguel Angel Asturias – 1967 – Guatemala – Spanjisht
  • Jasunari Kavabata – 1968 – Japoni – Japonisht
  • Samuel Beckett – 1969 – Irlandë – Anglisht/Frengjisht
  • Aleksandër Solzhenjicin – 1970 – Russi – Rusisht
  • Pablo Neruda – 1971 – Kili – Spanjisht
  • Heinrich Boll – 1972 – Gjermani – Gjermanisht
  • Patrich White – 1973 – Australi – Anglisht
  • Eyvind Johnson – 1974 – Suedi – Suedisht dhe Harry Martinson – Suedi – Suedisht (Bashkëfitues)
  • Eugenion Montale – 1975 – Itali – Italisht
  • Saul Bellov – 1976 – Kanada & SHBA – Anglisht
  • Vicente Aleixandre – 1977 Spanjë – Spanjisht
  • Isaac Bashevis Singer – 1978 – Poloni & SHBA – Polonisht
  • Odiseas Elitis – 1979 – Greqi – Greqisht
  • Csezlav Milosz – 1980 – Poloni – Polonisht  
  • Elias Caneti – 1981 – Bullgari & Austri – Gjermanisht
  • Gabriel Garcia Marquez – 1982 – Kolumbi – Spanjisht
  • William Golding – 1983 – Britani e Madhe – Anglisht
  • Jaroslav Seifert – 1984 – Republika Ceke – Cekisht
  • Claude Simon – 1985 – Francë – Frengjisht
  • Wole Soyinka – 1986 – Nigeria – Anglisht
  • Joseph Brodsky – 1987 – Rusia & SHBA – Rusisht/Anglisht
  • Naguib Mahvouz – 1988 – Egjipt – Arabisht
  • Camilo Jose Cela – 1989 – Spanjë – Spanjisht
  • Octavio Paz – 1990 – Meksika – Spanjisht
  • Nadine Gordimer – 1991 – Republika Jugafrikane – Anglisht
  • Derek Walcot – 1992 – Britania e Madhe – Anglisht
  • Toni Morrison – 1993 – ShBA – Anglisht
  • Kenzaburo Oe – 1994 – Japoni – Japonisht
  • Seamus Heaney – 1995 – Irlandë – Anglisht
  • Wislawa Szymborska – 1996 – Poloni – Polonisht
  • Dario Fo – 1997 – Itali – Italisht
  • Jose Saramago – 1998 – Portugali – Portugalisht
  • Gunter Grass – 1999 – Gjermani – Gjermanish
  • Gao Xingjian – 2000 – Kinë & Francë – Kinezisht
  • Vadiadhar Surajprasad Naipaul – 2001 – Trinidad dhe Tobago & Britani e Madhe – Anglisht
  • Imre Certesz – 2002 – Hungary – Hungarisht
  • J. M. Cotzee – 2003 – Republika jugafrikane & Australia – Anglisht
  • Elfriede Jelinek – 2004 – Austria – Gjermanisht
  • Harold Pinter – 2005 – Britani e Madhe – Anglisht
  • Orhan Pamuk – 2006 – Turqi – Turqisht
  • Doriss Lesing – 2007 – britani e Madhe – Anglisht
  • Jean Marie Gustave Le Clezio – 2008 – Francë – Frengjisht
  • Herta Muller – 2009 – Gjermani – Gjermanisht
  • Mario Vargas Losa – 2010 – Peru – Spanjisht
  • Tomas Transtromer – 2011 – Suedi – Suedisht
  • Mo Yan – 2012 – Kinë – Kinezisht
  • Alice Munro – 2013 – Kanadaj – Anglisht
  • Patrick Modiano – 2014 – Francë – Frengjisht
  • Svetlana Alexievich – 2015 – Belarusi – Rusisht
  • Bob Dylan – 2016 – USA – Anglisht
  • Kazuo Ichiguro – 2017 – UK – Anglisht
  • Olga Tokarchuk – 2018 – Poloni – Polonisht
  • Peter Handke – 2019 – Austri – Gjermanisht
  • Louise Gluck – 2020 – ShBA – Anglisht
  • Abdulrazak Gurnah – 2021 – Britani e Madhe – Anglisht
  • Annie Ernaux – 2022 – Francë – Frengjisht
  • Jann Fosse – 2023 – Norvegji – Norvegjisht
  • Han Kang – 2024 – Korea Jugore – Koreane

Share This:

Tags: Cmimi Nobel - letersi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.