Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“THIMI MITKO” E PARA NË GJILAN ME PROJEKT-RREGULLORËN E RE PËR RENDIN DHE MIRËSJELLJEN

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

 Talia e Flakës” – “Talia diskutimi” – aktor gjilanas nga Turqia, Orhan Kurtuldu, “Trupin e kam në Turqi zemrën në Kosovë!”
Kulturë Teatër

Talia e Flakës” – “Talia diskutimi” – aktor gjilanas nga Turqia, Orhan Kurtuldu, “Trupin e kam në Turqi zemrën në Kosovë!”

28 January 2024 0 Comment 5 min read

AA

Gjilan / 27 janar 2024 – Në kuadër të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës…”, u realizua “Talia Diskutimi 2024”, në organizim të nikoqirit e organizatorit – OJQ “Varg e Vi”.

Mysafiri i veçantë ishte aktori i shquar dhe regjisori shqiptar Orhan Kurtuldu, familja e të cilit emigroi nga Gjilani në Turqi me mbiemrin Demiri në vitin 1968, ku edhe vazhdoi shkollën fillore, të mesme dhe nivelet e tjera universitare.

Prezantimi përfshinte krijimtarinë artistike dhe veprimtarinë e tërësishme të tij në Turqi, përfshirë jetën akademike, sfidat e peripecitë, por edhe sukseset që e kanë përcjellë ndër vite e dekada, i cili prezantim u prit me shumë interesim.

Ndër veçoritë e prezantimit ishte fillimi i karrierës prej artisti, për ç’gjë, me emocione të papërshkrueshme, Kurtuldu ilustroi atë pjesë të përvojës vetanake teksa i ishte nënshtruar provimit pranues në njërin nga institucionet kredibile arsimore turke, Akademisë së Arteve në Stamboll.

Ndonëse me vështirësi arrinte të pasqyronte tregimin e tij jetësor e profesional ndër vite e dekada, me një shqipe relativisht të mirë në artikulim, edhe pse të vështirë në mbarështrim e vokabular, ai arrinte me sukses të mbante ‘pezull’, madje ‘në ethe’ të pranishmit gjatë rrëfimit, me një numër fare të kufizuar fjalësh kuptimplotë, që ia kishte dalur me sukses t’i ruante në mbamendje nga fëmiljëria nostalgjike e lagjes së Balecit në Gjilan!

Sipas nikoqirit, OJQ “Varg e VI”, “Prezantimi dhe diskutimi me mysafirin, Kurtuldu, ishte një nga pikat kulmore të festivalit të dramës “Talia e Flakës 2024”, pasi shpërfaqte refleksione mallëngjimi për atdheun e rrugët e Gjilanit, nga emigrimi i hershëm i familjes, nga fotografia e kahershme me nxënësit e klasës, përvojat personale në skenë deri te shpirti i teatrit në shoqërinë moderne turke.”

Pjesëmarrësit e shumtë në prezantim e diskutim u interesuan për një sërë temash të prezantuara fillimisht nga aktori Kurtuldu, ndërsa u bënte përshtypje të mësojnë edhe lidhur me karrierën e tij në një shtet të madh si Turqia, me kulturë të begatë, si dhe një qytet/metropol si Stambolli, në të cilin jeton e vepron aktori.

“Në fund, pjesëmarrësit bënë fotografi me aktorin e spikatur, i cili u shpreh i emocionuar me pritjen dhe prezencën e tij në Gjilan, ndërsa mirënjohës e falënderues ndaj bashkëvendësve të, fëmijërisë, gjithnjë krenar që pas 55-vitesh në Turqi nuk e ka harruar gjuhën e nënës.

“Trupin e kam në Turqi, por ama mendjen e zemrën i kam në Kosovë, në Gjilan”, tha Kurtuglu, ndërsa u përgjigjej interesimeve të mysafirëve prezentë që kishin mbushur sallën e vogël të Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Share This:

Tags: Orhan Kurtuglu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

“THIMI MITKO” E PARA NË GJILAN ME

26 October 2026
Lajme

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje

26 October 2026
Lajme

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR

26 October 2026
Lajme

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në

26 October 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.