Takim pune ndërmjet FSHS-së dhe Institutit të Historisë në Prishtinë për thellimin e bashkëpunimit akademik
Përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Prodekani i FSHS-së, Prof. Ass. Blerim Haziri, si dhe Prof. Ass. Sylë Ukshini, zhvilluan një takim pune në Institutin e Historisë në Prishtinë.
Delegacioni u prit nga Drejtoresha e Institutit, Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, së bashku me Prof. Dr. Arbër Hadri dhe profesorë të tjerë të këtij institucioni.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional, me theks të veçantë në nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi, zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore e kërkimore, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, shkëmbimin e botimeve dhe përvojave profesionale, si dhe shfrytëzimin reciprok të bibliotekave dhe burimeve arkivore të të dy institucioneve, në funksion të mbështetjes dhe avancimit të kërkimit shkencor.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konsolidimit të partneriteteve akademike, me synim avancimin e mëtejshëm të veprimtarisë kërkimore-shkencore.
