Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës kërkohet nga Lyoni
Albion Rrahmani pritet të largohet nga Sparta e Pragës gjatë merkatos së janarit.
Për sulmuesin 25-vjeçar nga Kosova ka shfaqur interes konkret Olympique Lyon. Klubi francez ka paraqitur një ofertë zyrtare pranë klubit çek.
Sipas “FootMercato”, oferta e parë e Lyonit është rreth 6 milionë euro.
Deri më tani, Sparta e Pragës nuk ka dhënë një përgjigje për këtë propozim.
Rrahmani u transferua te klubi çek në vitin 2024 nga Rapidi i Bukureshtit për 3.5 milionë euro.
Gjatë këtij sezoni, sulmuesi ka realizuar 12 gola në të gjitha garat.
