Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Lajm i trishtë! Arbenit Mujaj është 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi jetë pas një

Parashikimi i motit për të premten, 08 gusht 2025

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan: SMU jashtë funksionit për shkak të probleme teknike

Në Gjilan hapet panairi Rajonal “Anamorava mirëpret diasporën”

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

 Subjektet opozitare me qëndrime të ndryshme për zgjedhjet
Lajme

Subjektet opozitare me qëndrime të ndryshme për zgjedhjet

23 May 2024 0 Comment 4 min read

AA

Kuvendi i Kosovës, të enjten do të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme, por aty nuk do të diskutohet për shpërbërjen e Kuvendit, por për miratimin e tri marrëveshje ndërkombëtare. Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë ende dallime se si do ta çojnë vendin në zgjedhje.

Nga Partia Demokratike e Kosovës mendojnë të flasin me LDK-në dhe AAK-në për të arritur një marrëveshje.

Por, nga LDK dhe AAK thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për dorëheqje të kryeministrit.

Gatishmëri për zgjedhje ka, por jo edhe ujdi mes partive opozitare për ta shpërndarë Kuvendin. Partia më e madhe opozitare, PDK, po e sheh si kohë të përshtatshme korrikun, për të shkuar në zgjedhje, por për këtë ende nuk janë pajtuar dy partitë tjera opozitare.

“Ne sigurisht që jemi duke u takuar me liderët e partive të tjera, LDK e AAK dhe të diskutojmë për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit duke qenë se nuk ka dorëheqje nga Qeveria. Pas takimeve do të shohim nëse ka ndryshim të qëndrimeve të tyre. Së pari të shohim a do të shpërndahet Kuvendi apo jo por gjithsesi ne nuk e mendojmë si opsion koalicionin me Vetëvendosjen, nuk është opsion I yni. Ne do të mendojmë të bëjmë koalicion me partitë e tjera por varësisht prej votave pas zgjedhjeve”, deklaroi Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së.

Nga LDK e AAK po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti, që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme.

“Ne nuk bëjmë pazare me asnjë parti politike. Presim që kryeministri të jap dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje, jo të votojmë mocion. Qëndrimi mbetet I njëjtë, prej ditës që e kemi bë publik si Lidhje Demokratike e Kosovës”, tha ndërkaq Rrezearta Krasniqi, deputete nga radhët e LDK-së.

Ndërsa Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, thotë se Aleanca nuk e mbështetë  shpërbërjen e Kuvendit, por kërkon shkarkim ose dorëheqje të kryeministrit.

“Aleanca nuk e bën këtë sepse kjo është një taktikë me shku në zgjedhje mu në mes të korrikut kur mendon se e ka diasporën këtu dhe kur mendon që të ikë prej përgjegjësive dhe dështimeve që kanë ndodhë. Ai duhet të ballafaqohet  më të gjitha grupet parlamentare për të gjitha dështimet që i ka pas”, deklaroi Tahiri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferencë për medie, e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka punuar për lehtësimin e procesit të votimit nga diaspora, siç parashihet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Share This:

Tags: Zgjedhjet
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën

8 August 2025
Lajme

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

8 August 2025
Futboll

Zbulohet lista e kandidatëve për çmimin “Trajneri

8 August 2025
Lajme

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin

8 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Pavarësisht sigurisë, banorët e veriut të gatshëm

18 April 2023

Serbë e shqiptarë të komunave veriore do të kenë mundësi që të zgjedhin kryetarët

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.