Spitali i Përgjithshëm në Gjilan vijon strategjinë e edukimit të vazhdueshëm profesional
Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional, të zhvilluara nga menaxhmenti dhe mjekët e Repartit të Pediatrisë në SPGJ, u prezantua tema “Bronkioliti akut”.
Temën e prezantoi Dr. Sadik Rashiti, Specialist Pediatër.
Bronkioliti akut ka rëndësi të veçantë në praktikën pediatrike dhe pulmologjike, pasi është një nga shkaqet më të shpeshta të infeksioneve të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Në kuadër të kësaj teme, Dr. Sadik Rashiti prezantoi edhe disa raste të trajtuara me sukses në Repartin e Pediatrisë, të cilët ishin diagnostikuar me bronkiolit akut.
Ekipit të Pediatrisë në SPGJ i urojmë suksese të mëtejshme në vazhdimësi.
