Spitali i Gjilanit dhe ai i Murska Sobota-s nga Sllovenia thellojnë bashkëpunimin me shkëmbime të përvojave e praktika bashkëkohore
Si pjesë e projektit mbështetës për kujdesin shëndetësor, LuxDev, në bashkëpunim me Odën e mjekëve të Kosovës dhe menagjmentin e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan, Një pjesë e stafit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan ka qëndruar në Slloveni, saktësisht në Spitalin e Murska Subotas, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë që kla filluar vite më parë.
“Si pjesë e projektit mbështetës për kujdesin shëndetësor, LuxDev në bashkëpunim me Odën e mjekëve të Kosovës dhe menagjmentin e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan realizuan vizite në Spitalin e Përgjithshëm Murska Sobota dhe Spitalin e Përgjithshëm Celje në Slloveni”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Siç bëhet e ditur më tej, në fokus të vizitës ka qenë sistemi për menagjim të cilësisë dhe zhvillimit të aftësive udhëheqëse të shërbimeve, ku gjatë kësaj vizite është parë nga afër forma e transformimit digjital te shërbimeve në Spital”thuhet më tej në njoftim, duke nënvziuar faktin se ky lloj bashkëpunimi parashihet të jetë i ndërsjellë dhe të vazhdoj edhe më tej me të këtyre institucioneve.
Nga kjo vizit u identifikuan praktikat e mira të punës, forma dhe niveli i organizimit të punës në ofrimin e shërbimeve klinike, praktika të cilat do t`i përdorim edhe në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Poashtu bëhet e ditur se kjo marrëveshje e bashkëpunimit me Spitalet në Slloveni dhe Spitalin e Përgjithshëm Gjilani do të vazhdoj tutje me trajnimin e stafit dhe bashkëpunime të tjera”, thuhet në njoftim.
Në këtë vizitë Sppitali i Gjilanit është përfaqësuar me kuadro e profesionist të shëndetësisë, si Dr.Arsim Emini, Dr.Ruzhdi Kadriu, Msc.Vlora Shalaj e Z.Orhan Beqiri kurse nga pala Sllovene në takim ishin Dr.Dusan Kovac e Prof. Dr. Radko Komadina MD.