Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United fiton me përmbysje ndaj Aston Villës
Manchester United kanë arritur të fitojnë një ndeshje të çmendur në “Old Trafford”, në kuadër të xhiros së 19-të, në Premier League ndaj Aston Villës.
“Djajt e kuq” pas pjesës së parë ishin duke humbur 2-0, teksa në pjesën e dytë gjetën forcën dhe u rikthyen për të gjetur fitoren me rezultat 3-2, shkruan Arbresh.info.
Gjithçka nisi në mënyrë perfektë për të drejtuarin e Unai Emery, ku në minutën e 21-të, përmes McGinn krijuan epërsinë.
Vetëm pesë minuta më vonë Dendoncker dyfishoi epërsinë e Villas, për të shkuar në pushimin mes pjesëve me një epërsi komode.
Por Manchester United në pjesën e dytë hyri me krejt tjetër fytyrë.
Në minutën e 48-të, Garnacho shënoi por goli u anulua.
11 minuta më vonë fati buzëqeshi për yllin argjentinas i cili realizoi gol, për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Ishte sërish Garnacho në minutën e 71-të kur barazoi rezultatin dhe iu dha shpresë djajve për të fituar tre pikë.
Mrekullia ndodhi në minutën e 82-të kur Hojlund gjeti golin e parë me Manchester United dhe arriti të rikthej rezultatin në favor të djajve.
Kjo fitore ka shumë vlerë për trajnerin Erik Ten Hag i cili siguron stolin edhe për disa ndeshje.
Teksa pas këtyre tre pikëve të fituara djajtë ngritën në pozitën e gjashtë me 31 pikë teksa Aston Villa pas kësaj humbje është e treta me 39 pikë.