Wednesday 4 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar komunal në Gjilan

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga shiu dhe bora

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi në shëndetësi, pensionohet kryeinfermierja Nafije Ajvazi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë, diskutohen projekte për digitalizimin e mësimit

Parashikimi i motit për nesër, shi e borë

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund

Komunikatë zyrtare | Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐥𝐚𝐣𝐭

Pse ka rënë ChatGPT?

Joan Laporta jep dorëheqjen si president i Barcelonës

 Sot hapen terminet për Vizë nacionale gjermane, Qëndrim afatgjatë më shumë se 90 ditë.
Lajme

Sot hapen terminet për Vizë nacionale gjermane, Qëndrim afatgjatë më shumë se 90 ditë.

1 June 2022 0 Comment 6 min read

AA

Qka duhet te dini  

Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00.

Terminet janë falas

Ambasada nuk merr tarifë për caktimin e termineve. Gjithashtu as terminet e hershme nuk caktohen kundrejt pagesës së një Tarife. Të gjitha terminet që janë në dispozicion në portalin e rezervimit janë të dukshme për dhe mund të rezervohen nga secili. Agjensionet turistike dhe kompanitë e udhëtimeve nuk kanë më qasje në më shumë/të tjera termine, se sa në ato, të cilat edhe ju vetë mund t’i rezervoni online. Prandaj nuk është e nevojshme që të angazhoni një agjencion turistik, ose kompani të udhëtimit për të aplikuar, ose rezervuar për një termin. 

Kontrolloni dy herë, nëse numri i pasaportës tuaj është shënuar saktë. Juve ju lejohet hyrja në Zyrën e vizave, vetëm nëse numri i pasaportës së shënuar në kërkesën për termin përputhet me të dhënat në psaportën tuaj të udhëtimit. Nëse në kohën mes kërkesës për termin dhe terminit ju e keni marrë një pasaportë të re, ju lutemi të sillni me vete në termin edhe pasaportën e vjetër. Shënimi i numrit personal nuk lejohet – ne nuk do t’mund t’ju lejojmë hyrjen në Zyrën e vizave, nëse në vend të numrit të pasaportës ju e shënoni numrin personal. 

Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për aplikim për vizë, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet një procedure të shortit.

Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë. Periudha e saktë e hapjes së termineve do të publikohet këtu secilin muaj. Pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Të gjitha regjistrimet e bëra në muajin përkatës marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Prandaj regjistrimet e bëra më herët, nuk kanë përparësi kundrejt regjistrimeve të bëra më vonë brenda kësaj periudhe.

Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave gjatë regjistrimit nuk janë të mundura. Kalimi i një termini nga një person tek një tjetër nuk është i lejueshëm. Angazhimi i personave të tretë (p.sh. agjencioneve) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi regjistrohuni në procedurë vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakëta.

Hyrja në zyrën e vizave, edhe në rast të konfirmimit në dispozicion të terminit, lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit/es përputhen plotësisht me të dhënat e shënuara gjatë regjistrimit.

Regjistrimet e personave, të cilët nuk marrin termin, fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termine në shkurt, është i nevojshëm regjistrimi në janar. Ambasada do të njoftojë me kohë për periudhën e hapjes së listës së regjistrimit për janar. Në fund të janarit, personat e përzgjedhur me short do të marrin njofimin nga ambasada për ditën kur iu caktohet termini në shkurt.

Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave. Në fund të muajit të gjithë personat e përzgjedhur me short do të njoftohen lidhur me datën e terminit të tyre. Terminet nuk mund të shtyhen dhe aplikimi i juaj mund të pranohet vetëm, nëse paraqiteni në termin me dokumentacionin e plotë. 

Të gjithë personat, të cilët deri në fund të muajit nuk kanë pranuar një njoftlim lidhur me terminin, nuk kanë pasur sukses në procedurën e shortit dhe mund të regjistrohen në listë për muajin pasues.

Regjistrimet të cilat nuk pranojnë një termin, do të fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termin në muajin pasues, është i nevojshëm një regjistrim i ri.

Terminet për aplikim për vizë sipas „Rregullës së Ballkanit Perëndimor“ do të mund të bëhen vetëm nëpërmjet kësaj mënyre. Ambasada nuk jep termine të veçanëta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse. Linku: https://service2.diplo.de/rktermin/extern/choose_realmList.do?request_locale=de&locationCode=pris

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj

4 February 2026
Lajme

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar

4 February 2026
Ciceroni

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin

4 February 2026
Ciceroni

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi

3 February 2026
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme Opinione

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj

4 February 2026

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj raportimit të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me

Lajme Natyra

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar

4 February 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, ish-zyrtari komunal i Gjilanit, Rrustem Haziri. Familja

Ciceroni Ekonomi Featured Lajme

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin

4 February 2026

Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Komisioni komunal për vlerësimin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.