Sot hapen shtëpizat e Vitit të Ri në Gjilan
Në prag të festave të fundvitit dhe ardhjes së bashkatdhetarëve, Komuna e Gjilanit, kanë vendosur shtëpizat e Vitit të Ri në sheshin e “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” në qendër të qytetit me moton “Knaqësi n’fundvit”.
Hapja e shtëpizave të Vitit të Ri bëhet sot në orën 17:00.
Tash disa ditë edhe qendra e qytetit është stolisur dhe ndriçuar me drita e dekorime me qëllim që festat të jenë më madhështore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shtëpizat, dritë dhe atmosferë e zjarrtë do të mbushin rrugët e qytetit.
“Sonte Gjilanin e ndezë festa. Bashkohuni me ne për të festuar dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme”, tha kryetari Hyseni.