Sunday 11 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, filloi Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit

Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

Sot nis zyrtarisht Manifestimi Kulturor Shumëdimensional “Flaka e Janarit 2026” – me aktivitete të ngjeshura

Policia: Segmenti te fshati Sojevë i mbyllur, të shfrytëzohen rrugët Ferizaj- Mirosal – Gjilan dhe

Edhe nesër reshje bore, më pas acar

Xi Jinping-u uron për nisjen e Vitit të Shkëmbimeve Njerëzore Kinë-Afrikë 2026

13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat

Mbi 13 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe 1.587 banesa nën ujë në Shqipëri

PZAP: Kemi edhe një ankesë nga PDK, pritet ta shqyrtojmë

 Shuplaka që tronditi Holyvood-in
Kuriozitete Showbiz

Shuplaka që tronditi Holyvood-in

5 July 2025 0 Comment 6 min read

AA

… Në vitin 1958, në restorantin e famshëm, Romanoff në Beverly Hills, Natalie Wood kaloi pranë tavolinës së Frank Sinatrës kur ai bëri një koment të lartë dhe vulgar për të.

Pa hezitim, Natalie u kthye, shkoi drejt e te tavolina e tij dhe e goditi në fytyrë – para elitës së Hollivudit. Zhurma e mprehtë e shuplakës së saj, në faqen e tij preu ajrin. Bisedat u ndalën. Buzëqeshja e Sinatrës u zhduk.

Natalie nuk tha asnjë fjalë. Ajo thjesht e shikoi, pastaj u kthye dhe u largua me qetësi dhe dinjitet, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Gazetat nuk shkruan kurrë, por historia u përhap si zjarr në të gjithë Hollivudin.

Romanoff, nuk ishte thjesht një restorant – ishte streha e aktorëve, producentëve dhe manjatëve të studiove.

Po Sinatra?

Ai ishte i paprekshëm. Me një Grammy pas vetes dhe me një reputacion të pushtetshëm ai mund të shkatërronte ose të ndihmonte në fillime karrierash me një pëshpëritje.

Megjithatë, me një gjest të vetëm, Natalie Wood, bëri diçka që askush nuk e priste.

Ajo ishte rritur në sistemin e studiove – që projektonin kukulla porcelani, modeluar për kamerën, dhe të stërvitura për të buzëqeshur.

Por në fund të viteve 1950, pasi luajti përkrah James Dean në “Rebel Without a Cause”, Natalie po ndryshonte.

Ajo mori role më komplekse, kërkoi më shumë respekt dhe foli hapur për mënyrën se si trajtoheshin gratë pas skenave.

Shuplaka nuk ishte një shpërthim zemërimi.

Ishte shprehja fizike e një gruaje që kishte duruar mjaftueshëm – dhe nuk ishte më e gatshme ta toleronte atë.

Ata që e njihnin Sinatrën prisnin hakmarrje. Ai ishte i njohur për mbajtjen e mërisë.

Por diçka e habitshme ndodhi.

Pas një momenti heshtjeje të pabesueshme, Sinatra u mbështet në karrigen e tij dhe thuhet se murmëriti,

“Ajo ka guxim. Ajo vajzë do të shkojë larg.”

Ai nuk foli kurrë publikisht për incidentin, dhe shumë thanë se ai në heshtje filloi ta respektonte atë.

Brenda pak ditësh, historia ishte bërë legjendë pëshpëritej vesh më vesh – në dhomat e zhveshjes, në sheshet e xhirimit…

Emri i Natalie Wood mori një peshë të re.

Ajo ishte ende një bukuroshe, ende një yll – por tani ishte edhe një grua, që nuk iu përul rregullave të heshtura të Hollivudit.

Aktore të tjera e lavdëruan privatisht.

Shumë prej tyre kishin jetuar momente të ngjashme, të detyruara të heshtnin, për të mbrojtur karrierën e tyre.

Natalie bëri atë që të gjithë kishin ëndërruar – jo me një fjalim, por me një gjest të vetëm, të paharrueshëm.

Ajo nuk foli kurrë publikisht për atë natë.

Asnjë intervistë. Asnjë anekdotë nëpër talk show.

Ajo nuk kishte nevojë për to.

Atë natë te Romanoff, Natalie Wood dha një mesazh më të fortë se çdo fjalim.

Share This:

Tags: Fenk Sinatra Nataly Vood
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në

11 January 2026
Futboll

SC Gjilani njofton largimin e Aganspahiqit

11 January 2026
Futboll

FIFA zbulon se në Kupën e Botës

11 January 2026
Futboll

El Clasico e parë e vitit 2026:

11 January 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.