Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Kandidati i LDK-së: Nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

 Shuhet mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, Tina Turner!
Kulturë

Shuhet mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, Tina Turner!

25 May 2023 0 Comment 5 min read

AA

“Me ikjen e saj, bota humb një legjendë të muzikës…“

Shuhet në moshën 83-vjeçare, legjenda e muzikës Tina Turner. E konsideruar si mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, ajo qëndron pas një sërë hitesh përfshirë Proud Mary dhe The Best. Sipas mediave ndërkombëtare, Turner ndërroi jetë pasi humbi betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

“Tina Turner, Mbretëresha e Rock ‘n Roll vdiq paqësisht këtë të mërkurë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo u shua në shtëpinë e saj, në Kusnacht pranë Zyrihut, në Zvicër. Me ikjen e saj, bota humb një legjendë të muzikës dhe një shembull model”, tha në një deklaratë një zëdhënës i këngëtares.

Sipas asaj që shkruan The Guardian, Turner u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016 dhe në vitin 2017 bëri një transplant të veshkës. Prej vitesh ajo vuante nga problemet me shëndetin.

E lindur në SHBA, Tina Turner ishte një prej këngëtareve rock më të dashura në botë, e famshme për performancat e saj në skenë dhe një mori hitesh. Ajo u bë fillimisht e famshme në vitet 1960 krah ish-bashkëshortit Ike Turner, me këngët klasike, River Deep, Mountain High, në mesin e repertorit të tyre.

Emri i saj i vërtetë ishte Anna Mae Bullock dhe Tina Turner iu dha nga bashkëshorti Ike, kur talenti i saj u bë i dukshëm. Emrin ia vendosi me qëllimin që në rast se ajo do ta linte, ta zëvendësonte në grupin muzikor që kishin bashkë. Shumë shpejt ai u bë abuziv me të. Kur Turner u përpoq të linte grupin ai e dhunoi.

“Marrëdhënia ime me Ike kishte marrë fund ditën kur zbuloi se do isha burimi i tij i të ardhurave”, shkruante Turner në biografinë e saj të publikuar në 2018-n “My Love Story” (Historia ime e dashurisë). “Ai donte të më kontrollonte, si ekonomikisht, ashtu edhe psikologjikisht, në mënyrë që të mos e lija kurrë”.

Hiti i parë i saj ishte nën emrin Ike dhe Tina Turner, “A Fool in Love”, në Korrik të 1960-s. Kënga theu Top 30-shen amerikane dhe kështu nisi suksesi për legjendën. Por ishte perfomanca e tyre live që i bënte aq të suksesshëm. Në vitet 1970 ata dominonin klasifikimet dhe ishin një forcë fituese në Grammy. Rruga e tyre bashkë përfundoi kur Turner arriti ta linte Ike në 1976-n. Ai kishte qenë gjatë gjithë kohës i dhunshëm dhe e kishte tradhtuar.

Në divorcin që u finalizua në 1978-n, Turner mori vetëm 2 makina dhe të drejtat për të mbajtur emrin e saj skenik. “Ike luftoi pak sepse e dinte se çfarë mund të bëja unë me të”, shprehej Turner në një dokumentar.

E në fakt ashtu rezultoi! Në vitet 1980, ajo u shndërrua në ikonë, me albumin e saj “Private Dancer”. Turner afirmoi dhe amplifikoi rolin e grave me ngjyre në Rock n’ Roll. Jeta e saj u pasqyrua së fundmi në një dokumentar të publikuar në 2021-n me titull Tina.

Share This:

Tags: Tina Turner
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

22 September 2025
Lajme

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një

22 September 2025
Lajme

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚

22 September 2025
Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla

22 September 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.