Monday 22 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të hënën, 22 dhjetor 2025

Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1400 gjoba trafiku

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

PDK dega Gjilan: Mbështesni kandidatët tanë për deputetë

Vetëvendosje: “Projekti i autostradës po merr më në fund drejtimin e duhur…”

Bedri Hamza në Gjilan: Votoni 130 për një shtet që punon vetëm për qytetarët

Ekskluzive | Zjarr në market në Gjilan, rrezik i përgjithshëm dhe dëme rreth 200 mijë

Bahamas njeh Kosovën

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

 Shtyhet për seancën e radhës raporti i punës së kryetarit dhe raporti financiar për vitin 2024
Lajme

Shtyhet për seancën e radhës raporti i punës së kryetarit dhe raporti financiar për vitin 2024

28 March 2025 0 Comment 5 min read

AA

Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të enjtes, me kërkesën e kryetarit Alban Hyseni, ka shtyrë për seancën e radhës raportin e punës së kryetarit për vitin 2024 dhe raportin financiar për vitin fiskal 2024.

Ndërkaq, Kuvendi ka miratuar plotësim-ndryshimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve e raportin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, ku në këtë të fundit pati mospajtime të thella pozitë-opozitë.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Besnik Shala (VV), ka refuzuar që të raportojë pasi ka kërkuar që të formohet një Komision për shqyrtimin e ankesave, duke qenë se janë dy ankesa që kërkojnë shqyrtim, të cilin e kanë kundërshtuar shefat e grupeve të LDK-së dhe PDK-së, duke thënë se nuk ka më arsye për shtyrje të kësaj pike.

Në këtë rast, para asambleistëve ka raportuar në emër të Komisionit Avdyl Aliu, shef i grupit të LDK-së.

Kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar, po ashtu, edhe kërkesën për lirimin nga pagesa të shërbimeve të institucioneve të shëndetësisë primare për pjesëtarët e FSK-së, të cilën e ka arsyetuar Gentrit Murseli, ndërkaq kanë shtyrë ka shtyrë për një seancë tjetër informatën për manifestimin tradicional “Flaka e Janarit 2025”, pasi drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, është arsyetuar se nuk janë alokuar të gjitha mjetet dhe nuk kanë arritur që ta realizojnë raportin financiar.

Po ashtu, Kuvendi ka shtyrë për një seancë tjetër diskutimin rreth kontratave mbi vepër, derisa i ka rekomanduar ekzekutivit që ta bëjë plotësim-ndryshimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, për balancimin e pagave në shërbimin civil.

Në këtë seancë, kuvendarët e Gjilanit kanë shfuqizuar disa vendime, të cilat nga MAPL janë cilësuar si të kundërligjshme, atë për shujtat për shërbyesit civilë, vendimi për ndarjen e shumës për Shoqatën e të Verbërve, shoqatën Handikos, Down Sindrom e Pema, sikurse edhe vendimin për ndihmë financiare për Ismete Baftiun e Besim Jasharin.

Në këtë rast, Kuvendi i Komunës së Gjilanit i ka rekomanduar drejtorive komunale që të marrin veprime të shpejta për shpalljen e thirrjeve publike sipas udhëzimit administrativ, ku mjetet që janë ndarë për këto kategori, të barten te kategoria e subvencioneve, dhe në këtë mënyrë t’u ndihmohet këtyre kategorive si nevojë e domosdoshme.

Paraprakisht, në këtë senacë kanë adresuar pyetje e vërejtje për ekzekutivitin edhe Bujar Nevzati, Avdyl Aliu, Nazim Gagica, Gentrit Murseli, Afërdita Balaj, Rijad Elezi, Muhadin Haziri, Ardhmërie Musliu, Sami Ahmeti, Imran Haziri, Gresa Avdiu, Arbër Musliu, Ismajl Kurteshi, Shpresa Kurteshi –Emini e Ardita Ukshini, të cilëve u është përgjigjur kryetari Alban Hyseni dhe drejtorët komunalë, Ali Arifi, Shpend Nuhiu, Bejtulla Osmani, Kushtrim Ibrahimi e Hekuran Rapuca.

————————————-

Seanca e sotme e Kuvendit të Gjilanit është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në facebook dhe në mediat lokale.

https://www.facebook.com/komunaegjilanit/videos/1316160639615083

Share This:

Tags: KK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 22

22 December 2025
Futboll

Arb Manaj “Futbollist i vitit 2025”, Amir

22 December 2025
Futboll

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton

21 December 2025
Sport

Rashica protagonist, ia siguron fitoren Besiktasit në

21 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e

10 December 2025

Gjilan, 10 dhjetor 2025 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarët

Featured Lajme

Nga poezia dhe ekonomia në politikë –

15 September 2025

Emire Bilalli-Dërmaku, një emër që mishëron përkushtimin ndaj dijes, artit dhe shoqërisë, tani synon

Lajme Njoftime

Mbledhja VI e KKGJ mbahet më 12.06.2025

11 June 2025

Mbledhja VI e KKGJ mbahet më 12.06.2025 (ftesa dhe rendi i punës). Mbledhja VI

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.