Friday 7 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Qeveria në detyrë merr tri vendime të reja

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Drejtori i Policisë së Kosovës takim me homologun kroat, diskutojnë për rendin dhe sigurinë

Sot, e premte, Mot i vranët dhe me shi

Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin,

Derisa barnat mungojnë nëpër spitale, në Gjilan pritet të asgjësohen rreth 40 tonë për shkak

Kryetari Hyseni, uron FC Drita për fitoren e parë historike në fazën e grupeve të

Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin

Parashikimi i motit për të premten, 07 nëntor 2025

Shkolla “Mehmet Isai” – Gjilan dhe “Future Minds Academy”, zhvillojnë programin “Mësimi në Vend të

 Shtatë lojtarët e lindur dhe të formuar në Zvicër, ata janë të ftuar te Kosova dhe mund të luajnë kundër Helvetikëve
Futboll Sport

Shtatë lojtarët e lindur dhe të formuar në Zvicër, ata janë të ftuar te Kosova dhe mund të luajnë kundër Helvetikëve

6 September 2023 0 Comment 10 min read

AA

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian.  

Zvicra ndër vite bazën e skuadrës që ka korrur suksese të mëdha e ka pasur me lojtarë që prejardhjen e kanë nga Kosova si: Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Xhaka dhe Shaqiri do të jenë në Prishtinë për ndeshjen e 9 shtatorit, ndërsa së bashku me ta do të jenë edhe Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.

Ky i fundit luajti dy ndeshje me Kosovën, kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë, ku shënoi edhe një gol, por duket se nuk i pëlqeu ambienti te ‘Dardanët’, duke u kthye të luante te Zvicra, ku ftohet rregullisht në muajt e fundit.

Por as Kosova nuk është se nuk ka ‘peshkuar’ te Zvicra, pasi në listën aktuale të Prioz Glihas janë shtatë lojtarë që janë formuar në Zvicër.

Duke e nisur nga portieri startues, Arijanet Muric, i cili ka lindur në Zvicër në qytetin, Schlieren. Ai e nisi me klube si YF Juventus, pastaj luajti te Zurich, Grasshopper, për tu kthyer te Zurich nga ku e bëri hapin e madh për të kaluar te Man City.

Sot ai mbron te Burnley dhe ka vlerë prej 12 milionë euro në treg.

Pas tij vjen Florent Hadërgjonaj, i cili po ashtu ka lindur në Zvicër në qytetin Langnau im Emmental. Ai kishte luajtur me grupmoshat e Zvicër U20 dhe U21, madje kishte edhe një ndeshje miqësore me ekipin A.

Ai si fëmijë luajti te Luzern, Thun dhe Young Boys, për të vazhduar karrierën në Bundesliga dhe Ligën Premier. Aktualisht luan në Turqi te Alanyaspor.

Nuk mungojnë falënderime e mëdha për Zvicrën nga Hadërgjonaj, i cili një një prononcim për Telegrafin, ka thënë se ky vend ka bërë shumë për të dhe për shumë futbollistë të tjerë të Kosovës.

“I jam shumë falënderues Zvicrës për gjithçka që më ka dhënë. Shkollimin, kushtet për punë dhe që të bëhem sot ky që jam, një futbollist profesionist”.

“Jam me fat që kam luajtur për Zvicrën, por jam krenar që tani përfaqësoj shtetin tim, vendlindjen time dhe të të parëve të mi Kosovën”.

“Gjithmonë do t’i jemi falënderues jo vetëm unë, por shumë futbollistë që kemi luajtur në grupmosha deri në ekipin A, por vendimi për ta përfaqësuar Kosovën ka qenë më i miri për mua”.

“Kam shumë miq te Zvicra, por të shtunën synojmë t’i mposhtmi pasi duam që pikët e plota të mbetën në Kosovë”, ka thënë Hadërgjonaj për Telegrafin.

Fidan Aliti është tjetër produkt i futbollit zviceran, ndërsa ka lindur në Binningen të Zvicrës. Ai ka luajtur me klube si Basel, Ol Boys, Luzern. Ai nuk luajti asnjëherë me fanellën e Zvicrës në asnjë grupmosht, ndërsa kishte dy ndeshje me Shqipërinë para se të vinte te Kosova.

Ai  ka bërë karrierë me klube si Sheriff Tirasoli, Skëderbeu, Zurich, Kalmar dhe tani është te Alanyaspor.

I radhës është Betim Fazliji të cilin Kosova e rrëmbeu nga Zvicra U 20 ku kishte disa ndeshje. Ai e ka nisur si fëmijë me St Gallen dhe aty ka debutuar në ekipin e parë.

Pas një aventure te St Pauli, ai përsëri është kthyer në klubin e fëmijërisë.

Tjetër emër që spikatë në listën e Kosovës është Kreshnik Hajrizi i cili aktualisht luan te Lugano. Ai ka lindur në Zvicër në qytetin Sierre. I formuar në futbollin zviceran ai luajti si fëmijë me klubin Young Boys para se të kalonte te Chiasso dhe pastaj te Lugano.

Ai ishte talent i madh në Zvicër pasi luajti për grupmoshat U15, U16 dhe U17, para se të vinte te Kosova U21. Ai e ka edhe një ndeshje me Kosovën A.

Për mbrojtje është ftuar edhe Ismajl Beka i cili ka lindur në  Frauenfeld të Zvicrës. 23 vjeçari aktualisht luan te Luzern. Më parë ka luajtur te Will dhe Rapperswill Jona.

Ai u zgjodh herët nga FFK, pasi u bashkua si i ri me Kosovën U19 ku zhvilloi pesë ndeshje.

“Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme. Së bashku me familjen time megjithatë vendosa që dua të luaj për Kosovën. Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta”.

“Për këtë duel vjen e gjithë familja ime nga Zvicra dhe aty do të jenë edhe shumë të afërm të mi në Kosovë. Kjo është vërtet e lezetshme”, ka thënë Beka për “Blick”.

Beka do të jetë kundër Ardon Jasharit, me të cilin është bashkëlojtarë te Luzern, ndërsa tregon se janë miq të mirë.

“Sigurisht që kemi folur për këtë lojë në ditët e fundit dhe kemi bërë shaka se do të jemi kundërshtarë”, nënvizoi Beka që mund të debutojë për Kosovën kundër Zvicrës u ka lindur dhe është rritur.

Reklama

I fundit të listë është Andi Hoti, i cili ka lindur në Uster të Zvicrës, ndërsa futbollin si fëmijë e nisi te Zurich. Ai u bashkua me Interin U17 dhe U19, ndërsa tani ka kaluar te FC Magdeburg.

Ai ka luajtur te Kosova U17 dhe Kosova U21 ku është edhe sot, ndërsa është ftuar nga Gliha që ta sheh nga afër.

Pra në listën e Primoz Glihas janë shtatë lojtarë të lindur e të rritur në Zvicër, ndërsa nëntë janë të rritur në futbollin tonë. Një miks interesant Kosova-Zvicër, që ndër vite miqësia mes vendeve tona është rritur dhe vazhdon të rritet.

Edhe në grupmoshat e tjera te Kosova nuk mungojnë emrat që kanë lindur në Zvicër. /Telegrafi/

Share This:

Tags: Kosova Zvicra
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Qeveria në detyrë merr tri vendime të

7 November 2025
Kulturë

Blinerë Hajdari: Absurditeti i dilemës” “Me vra

7 November 2025
Lajme

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e

7 November 2025
Futboll

Rrahmani në dyshime për ndeshjet e nëntorit,

7 November 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Mungon Jashari, Zvicra publikon listën e futbollistëve

5 November 2025

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Suedisë,

Futboll Sport

Zvicra publikon listën për ndeshjet e nëntorit,

5 November 2025

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka shpallur listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese

Sport Sporte tjera

Fitoreeeeeeeeee! Hendboll: Kosova – Britania e Madhe

2 November 2025

Kosova ka shënuar fitore impressive në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në Hendboll ndaj

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.