Saturday 28 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Turisti bëri një kërcim të rrezikshëm nga Ura e Vjetër – banorët e Mostarit e

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti kandidat për garën e zgjedhjeve komunale 2025

Dy rrafshet e komunikimit të poezisë “Thellë diku rrënjëve të shpirtit”

Portrete e personalitete: – Doktor Ilaz Selimi nga Malësia e Bujanocit, personalitet i llojit të

Policia Rajonale – Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor

VITI: Stuhia dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi në disa fshatra të Komunës

LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para partive politike

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në komunën e Kllokotit

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

 Shqiprim Arifi thotë se Serbia e shkarkoi nga posti i kryetarit të Preshevës, i jep fund aktivitetit politik në Luginë
Lajme

Shqiprim Arifi thotë se Serbia e shkarkoi nga posti i kryetarit të Preshevës, i jep fund aktivitetit politik në Luginë

20 April 2024 0 Comment 5 min read

AA

hqiprim Arifi, ka njoftuar se është shkarkuar nga posti i kryetarit të Komunës së Preshevës.

Arifi ka thënë se shkarkim i i tij u bë në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë procedurë ligjore, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ai ka ka thënë se kjo u në nga regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar praktikën e viteve të 90-ta. Ai ka akuzuar edhe politikanë shqiptarë nga Lugina duke thënë se bashkëpunuan për shkarkimin e tij.

Arifi ka bërë të ditur se me këtë shkarkim i jep fund aktivitetit politik në Luginë të Preshevës.

Njoftimi i plotë:

Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës.

Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.
Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.

Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së.
Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!

Share This:

Tags: shqiprim arifi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Turisti bëri një kërcim të rrezikshëm nga

28 June 2025
Futboll

Kamenica fituese e turnirit në futboll të

27 June 2025
Lajme

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti

27 June 2025
Futboll

FC Drita “shkëlqen” ndaj Egnatias, shënon fitore

27 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Shqiprim Musliu kandidati i Lëvizjes së Progresit

6 May 2024

Shqiprim Musliu kandidati i Lëvizjes së Progresit Demokratik për kryetar të Komunës së Bujanocit

Lajme

Arifi: Serbia është egërsuar ndaj shqiptarëve të

19 April 2024

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se votimi pro për anëtarësim

Lajme

Shqiprim Arifi ftohet nga gjykata serbe për

12 June 2023

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se është thirrur nga gjykata

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.