Shpërthen vullkani Etna
Ka shpërthyer vullkani Etna, duke sjell kështu anulimin e të gjitha fluturimeve në Catania të Sicilisë.
Si pasojë edhe shpejtësia maksimale, ra në 30km/h. Kjo pasi llava rrodhi në anën juglindore të vullkanit, hiri pushtoi pistën e avionit dhe rrugët e qytetit.
Fluturimet e planifikuara për ditën, 68 mbërritje dhe 57 nisje, u devijuan kryesisht në Comiso ose Trapani, shkruan euronews.
Kryetari i bashkisë, Enrico Trantino, vendosi menjëherë ndalimin e të gjitha mjeteve të transportit me dy rrota, veçanërisht biçikletave dhe motoçikletave, për arsye sigurie.