Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan mban takim të rregullt parapërgatitor për Kuvendin vjetor
Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” në Gjilan mban takim të rregullt vjetor.
Në takim janë diskutuar kryesisht cështje që lidhen me fushëveprimtarinë e shoqatës dhe aspektet juridike, në funksion të parapërgatitjes së kuvendit vjetor, të cilat parapergatitje, u tha se duhet të harmonizohen në funksion të aktiviteteve dhe veprimtarisë së shoqatës.
Në takim u diskutuan edhe aspektet të ndryshme lidhur me statutin e shoqatës, ndryshimet eventuale të nevojshme, si dhe tërësinë e veprimtarisë botuese të shoqatës.