Thursday 22 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ka ndërruar jetë Haki Ramadani, ish-operator teknik në Radio Gjilan

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova që po bën histori në fushën e sigurisë kibernetike në

Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama

Albin Kurti dhe Bedri Hamza e shikuan bashkë finalen Trepça-Bashkimi, u panë duke biseduar

Qeveria miraton shpronësimet për projektin e auto-motoparkut në Elbasan, pista e Formula 1 drejt jetësimit

Mira Murati: “po ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike””

Presidenja Osmani vlerëson lart pritjen nga homologia Zvicerane dhe anëtarëve të Këshillit Federal

Komuna e Vitisë: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka organizuar një tryezë me temë

Trump sulmon presidentin e Afrikës së Jugut në Zyrën Ovale për “gjenocid ndaj të bardhëve”

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni i ofron përkrahje të plotë Drejtorit Ekzekutiv të

 Shkruan: Silvana Begaj, Stokholm – Rama përballë vetes në 2025!
Opinione

Shkruan: Silvana Begaj, Stokholm – Rama përballë vetes në 2025!

20 November 2024 0 Comment 8 min read

AA

Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë që nuk do doje ti dëgjoje për veten. Por unë nuk drejtoj një shtet dhe as nuk kam në dorë jetën e mijëra e miliona njerëzve…

Prandaj mund të shprehem! Rama i 2013 mori pushtetin me premtime të cilat bën që shumë njerëz ta besonin me votë. Një lider i cili premtoi që do të bënte ndryshimet që duheshin dhe që kishin munguar në kaq dekada në vendin tonë. Dhe i bëri!

Premtoi siguri dhe lejoi të rritej krimi frikshëm. Grupet kriminale u strukturuan dhe veshën kollare. Jo vetëm që zunë vende kyçe në administrata dhe institucione, por hapen dhe firma të fuqishme duke legjitimuar paratë e krimit dhe u bën zbatuesit kryesor të projekteve dhe tenderave më me vlerë në vendin tonë. Edhe sot në 2024 pavarësisht premtimeve të liderit karizmatik këto grupe vrasin pa mëshirë këdo që prish pazare apo guxon t’ju dalë kundër.

Emëroi në krye të institucioneve të rëndësishëm persona me oreks të madh që jo vetëm që shpërndanin fondet europiane në mënyrë preferenciale dhe jo meritokratike, por dhe vidhnin në masë aq sa Europa vendosi të bllokonte disa nga këto fonde si rasti i IPARD.

Korrupsioni fillonte nga roja e derës së një institucioni e më lart. Këtu nuk ka nevojë për asnjë akuzë sepse çdo shqiptar e di, dhe e takon Korrupsionin në çdo derë që troket në institucionet shqiptare.

Premtoi shëndetësi falas dhe nuk tha se shëndetësia falas kushton shtrenjtë. Skandalet me spitalet kanë ber jehonë dhe jam e sigurt që ka akoma shumë e më shumë skandale të tilla, por qytetarët nuk flasin.

Lista e deputetëve të tij u mbush me njerëz të inkriminuar ku çdo ditë dëgjojmë nga një skandal të ri per ta. Qytetarët e thjeshtë i dinë bëmat e tyre, por ai që i promovon Jo!

Mund të jetë një imazh i 1 person, gërsheta dhe tren

Lideri jonë e vlerëson si përgjegjësi personale çdo veprim të tyre dhe vlerëson të drejtë të mos mbaj asnjë përgjegjësi si lideri dhe bashkëpunëtori i tyre.

Reforma në drejtësi dhe SPAK si një prej hapave më të rëndësishëm që Shqipëria ka hedhur, kryeministri jonë në mënyrë të paturpshme e cilëson si një sukses të tij dhe partisë që ai drejton, kur të gjithë
shqiptarët e dinë mirë se Reforma në drejtësi është një Reformë e implementuar dhe financuar nga Ndërkombëtarët.Rama nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse ta pranonte ….

Vendosja e drejtuesve të rinj dhe paeksperiencë në krye të shumë Institucioneve dhe Ministri tregon qartë ambicien e tij për të pasur pushtetin në një dorë me disa kukulla që nuk kuptojnë përgjegjësinë e pozicionit.

Por dhe me pushtetin në një dorë lideri karizmatik dhe me batuta shpotitëse ankohet se nuk ka dijeni aspak për asnjë nga skandalet që të perzgjedhurit e tij bëjnë.

Në mënyrë strategjike, sot ku diaspora do të votoj, ai përzgjodhi shtetet me më shumë shqiptarë ku dhe premtoi suport dhe mbështetje për mësuesit që në mënyrë vullnetare kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, suport pë problemet që shqiptarët hasin në vendet ku kanë emigruaretj… Vras mendjen pse nuk ka ndodhur kjo më parë? Pse sot? Shumë shqiptarë janë vrarë, burgosur padrejtësisht dhe ambasadat e aq më pak shteti nuk kanë bër asnjë reagim! Pse sot kjo zemërgjerësi ndaj emigrantëve? Ironia është se pjesa më e madhe e emigrantëve kanë emigruar pikërisht gjatë qeverisjes së tij.

Në zgjedhjet 2025, i gjendur përpara një opozite të dobët, mendoj se Rama duhet të ketë përballë veten.
Si lideri që ka mbajtur pushtetin më gjatë pas Hoxhës duhet të di se dhe pse pa opozitë pushteti nuk mund të mbahet më me batuta simpatike.

Rama duhet të mbajë përgjegjësi morale për këdo të cilin promovon në poste kyçe mbi të gjitha ato ekonomik. Të bëhet hetim financiar për këdo që ka mbajtur dhe mban poste publike dhe të sekuestrohet pasuria e tyre kur është vënë nga korrupsioni. Kjo pasuri duhet tju kthehet qytetarëve te vjedhur në formën e pensioneve të denja, fonde papunësie apo ndihmë për familjet në nevojë.

Të kthehet vëmendja dhe tju jepet vendi i merituar profesionistëve, njerezve të aftë dhe të përfitohet nga përvoja e tyre për mirëfunksionimin e institucioneve.

Të ketë një bashkëpunim të ngushtë me diasporën duke i lejuar të kontribojnë me eksperiencat e tyre në vendet e zhvilluara apo duke lehtësuar burokracitë për investime në vendin tonë.

Të nxisë dhe të përkrahë biznesin e vogël dhe të mesëm si një prej formave më efektive për të ulur papunësinë. Përballë vetes do të jetë një prej zgjedhjeve më te vështira morale! 

Share This:

Tags: Silbana Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ka ndërruar jetë Haki Ramadani, ish-operator teknik

21 May 2025
Lajme

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova që po

21 May 2025
Lajme

Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur

21 May 2025
Europa League

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United

21 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.