Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 Shkruan: Sherafedin Kadriu – Qartësohet analogjikisht kuptimi i Gjykatës së “Procesi” të Franc Kafka – (Unë dhe  ekzistencializmi në rininë time dhe sot)
Letërsi

Shkruan: Sherafedin Kadriu – Qartësohet analogjikisht kuptimi i Gjykatës së “Procesi” të Franc Kafka – (Unë dhe  ekzistencializmi në rininë time dhe sot)

7 August 2023 0 Comment 11 min read

AA

Është e vërtetë se romanin e Franc Kafkës, “Procesi”, e kam lexuar qysh si gjimnazist. Dhe, kur po bisedoja me profesorin e letërsisë, atëherë vetëm për përmbajtje bisedonim, i them se për mua ngjarja është teknike, e pabesueshme!

Nga: Sherafedin Kadriu, botuar te revista “Agmia”

Më qartë: Faktet nuk më bindin se bëhet fjalë për një ngjarje reale. As mendimet dhe veprimet e të akuzuarit, as veprimet e akuzuesve të cilido rang qofshin, as njerëzve që nuk lidhen drejtpërdrejtë me gjykatën, as përshkrimi i ambientit, le të jetë zyre, apartament, kishë, rrugë, lagje,

…

Profesori ma kujtoi se ‘jemi në letërsi dhe se fjala është për trillim’. Ndahemi. Ai mbetet i kënaqur se më sqaroi gjënë kryesore të letërsisë, unë se e binda profesorin se më sqaroi. E vërteta ishte ndryshe. Unë nuk isha bindur. Po nuk dija ta shpjegoja atëherë moskuptimin…

Tani po e them me fjalët e Borhesit: “Në letërsi nuk tregohet e vërteta e fakteve, por e vërteta e ëndrrave”, thotë Borhesi pra. Dhe, për mua pikërisht e vërteta e ëndrrave më mungonte. E vërteta e ëndrrave ishte jo e vërtetë. Unë nuk kam kërkuar fakte historike, por imagjinatë të vërtetë. Dhe, ajo imagjinatë më mungonte. Mënyra e organizmit të procesit gjyqësor ishte ndryshe për aq sa unë kisha njohuri.

Shkurt – ngjarja e romanit “Procesi” duket kështu: – Jozef K., nëpunës i një banke arrestohet nga dy policë. Pa ndonjë akuzë! Po, po, pa ndonjë akuzë. As vetë Jozef K., e as unë nuk dinim për ndonjë akuzë. Askush nuk e thoshte. Prandaj, K. nuk e pranoi procesin sepse nuk e ndjeu veten fajtor. Edhe unë me të jam, edhe sot. Gjatë tërë atij procesi gati kemi qenë bashkë. Është fjala për proces gjyqësor. Megjithatë, më vonë merr një avokat për t’u mbrojtur dhe paraqet argumente se është i pafajshëm. Koha kalon, një vit procesi dhe proces i papërfunduar. Prisja të ndërmerrte diçka më shumë. Jo. Ai ishte kundër procesit, por respektonte strukturat hierarkike të cilat kishin nisur procesin, e zbatonin atë. Unë isha kundër pranimit të fatit që ta shkruan makineria e pushtetit…

Ky qëndrim që beson në pafajësi para hierarkisë së makinerisë vrasëse, është i gabuar Jozef K! Prandaj, këtu ndahen rrugët tona. Mund të mbetesh vetëm, dhe kështu do të përfundosh. Jam i sigurt. Kujt po i beson më thuaj?

Dhe qe: një natë, në një gurore të braktisur, dy policë gjykate e vranë Jozef K. Ia ngulin një thikë në zemër, ndërsa këtë përfundim, vetë Jozef K. e përshkruan me shprehjen e fundit që nxjerr nga goja për të gjallë të tij: si një qen. Rrëfimtari ka shtuar edhe: dukej sikur trupi do të mbijetonte pas tij. Këtu mbyllet romani.

Logjikshëm që duhet pakëz më shumë sqarim për të interpretuar më mirë kuptimin e romanit.

Po dua të shtoj se këto ditë e lexova sërish këtë roman tërheqës, edhe për kurreshtjen time, edhe për një varg pyetjesh që po më silleshin në kokë, e mos i sqaroja vetes sime!!!

Isha pak pa e përfunduar leximin e tërë romanit, kur si rastësi, pashë një shkrim të gazetares Rudina Xhunga në portalin e të përditshmes “TEMA”, me titull: “Pse u arrestua për llogari të Hagës, Dritan Goxhaj në Tiranë!” Dhe në vend të pikëpyetjes që do të merrte fjalia e tillë, ajo shoqërohet me pikëçuditje. Si vetë problemi!

Vetëm sa për njoftim të domosdoshëm: Dritan Goxhaj së bashku me babën e tij, kolonel Dilaver Goxhaj, ishin futur vullnetarisht në radhët e UÇK për të luftuar për çlirimin e Kosovës. Tani, Dritani ftohej nga Gjykata Speciale në Hagë. Dhe konstatimi i gazetares profesionale mbështetur në dokumentacionin juridik: Ende nuk dihet akuza.

Kur kujtova disa gjykime të përcjella, mënyrën e pyetjeve, sjelljen, hierarkitë, dukjen në sallë, shkëlqimin e rremë, rreshtimin etj. – Nuk e di, po mua m’u duk se Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë qenka e vërteta e Gjykatës së “Procesit” të Kafkës.

Askujt nuk po i kërkoj që të mendojë si unë. Njëmend askujt. Por, kushdo që mendon si unë, e di se e ka lexuar “Procesin” e Kafkës për dëshirën e tij.

Mund të dalë ndonjë shkrimtar i tipit të Kafkës a Kamysë, e pse jo?, – të komunikoj me lexuesin nëpërmjet monumentit që do t‘i ngrinin esencialisht një gjykate, si kësaj të Hagës.

Pse të mos e zhvesh pakëz, mos e vesh desha të them, bile për ndonjë element se jo tërësinë e krejt asaj që përfaqëson ajo. Kush e di si u ngrit? Se ishte dikush i fshehtë që ka vendosur duke tejkaluar hierarkitë e pushteteve të vendeve më të fuqishme botërore, s’ka asnjë dyshim. Nuk mund të jetë ndryshe. Mendoni për këtë fakt: E vetmja gjykatë në botë që nuk gjykon aktakuzën për të cilën është formuar. Aktakuza ka rënë moti kohë…

Tashmë është dëshmuar: Nuk ka transplantim organesh. Aktakuza ka rënë… Një ditë dikush mund ta ketë emrin e personazhit në ndonjë Proces të ri, në ndonjë Kafke të ri. Në mos sot, mundet pas dhjetë, njëzet, a pesëdhjetë vitesh. Mundet, mundet sepse ekzistencializmi është human. Të jesh human d.m.th. të jetosh!

Zoti im!

Shumë sinqertë, romani “Procesi” i Franc Kafkës sot nuk më paraqet farë absurditeti. Përkundrazi, erdhi kjo ditë e e pashë të vërtetën. Kadare e ka thënë më mirë, dihet: “Ra ky mort e u pamë!”

Ua, çfarë qartësie se!

• E para, ekzistencializmi nuk është drejtim letrar reaksionar, siç e shpjegon Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe

• E dyta, ekzistencializmi nuk vë përballë individin me shoqërinë

• E treta, shoqëria nuk është makineria udhëheqëse e hierarkive të caktuara shtetërore

• E katërta, hierarkitë udhëheqës nuk janë vetëm gjykatat, po aty hyjnë edhe nivele të tjera përcaktuese mbi gjykatat dhe nën gjykatat.

• E pesta, sa më i lartë niveli, aq më i panjohur

• E gjashta, me hierarki udhëheqjesh të tilla, juridike në radhë të parë, përballet individi i Kafkës, Kamysë, Sartrit e të tjerëve ekzistencialistë.

• Edhe njëherë më dukshëm: Ekzistencializmi letrar është humaniteti vetë

Prandaj, mëso nga ekzistencializmi letrar se ta kesh një proces, do të thotë ta kesh gati të humbur. Mëso se mund të fitosh nëse nuk e pranon këtë mendim: Organizimi i madh gjyqësor, mbetet i tillë përjetësisht dhe nuk përmirësohet prej teje: nëse mendon të ndryshosh diçka, është njëlloj sikur ke rrënuar tokën nën këmbë, dhe mund të biesh vetë brenda sepse organizimi i madh gjen zgjidhje për gjithçka dhe mbetet përherë i pandryshuar, madje mund të bëhet edhe më i mbyllur, më i thuktë e më i ashpër.

Mëso ta kuptosh përditshmërinë tonë se teksti (ngjarja) nuk mund të ndryshohet, kurse opinionet janë vetëm shprehje e dëshpërimit.

Mëso të dish se kultura e besimit letrar është shumë larg nesh, ndërsa në Pragë, qysh në jetën e Kafkës, ishte një veprim prekës që s’e lanin dot as biletat e teatrit.

Gjilan, fillim i gushtit 2023

Share This:

Tags: Sherafedin Kadriu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
Lajme

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi Librari

Shkruan: Sherafedin Kadriu: – Poezia si ironi

13 August 2023

(Qasje vëllimit poetik “Ende është terrinë”, të Naim Fetajt, e cila u botua para

Kulturë

Një vëllim poetik interesant dhe me ndikim

9 July 2023

(Për vëllimin poetik Këmishë e ndezur nate të poetit Ramadan Mehmeti, edituar nga Shtëpia

Kulturë

Nga: Sherafedin Kadriu – Refuzim estetik ose

22 April 2023

(Parathënie për librin e sapobotuar me poezi të Sabit Rrustemit, me titull, “Puhiza mëngjesore”,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.