Monday 25 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Arben Gashi dhe Bekë Berisha votuan Dimal Bashën për Kryeparlamentar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dedikim për gazetarin e ndjerë, Artur Zheji

LAJMI I FUNDIT – Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së në rajonin e Gjilanit

Vdes gazetari Artur Zheji

Moti që do të karakterizojë fundjavën në Kosovë

Intensifikohet Parafushata – Arbër Ismajli prezanton ekipin, Fatos Ramadani, njëri nga ta – proklamon “boom”

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Më shumë se një orë pritje për të dalë nga Dheu i Bardhë, gjendja e

 Shkruan: Ida Vaja, – “Kam frikë nga vetja të vizitoj vendin tim!”
Lajme

Shkruan: Ida Vaja, – “Kam frikë nga vetja të vizitoj vendin tim!”

23 August 2023 0 Comment 7 min read

AA

Kam frikë të kthej kokën pas e të shëtis në rrugët ku jam rritur se nuk largohem dot më prej tyre. Kam frik të hap derën e shtëpisë së vjetër sepse nuk e mbyll dot më për t’u kthyer në shpinë pa emocione që i kam bërë vetes në emigrim.

Shkruan: Ida Vaja

Kam frikë!

Kjo frikë më vret sa herë mendoj të bëj pushimet në qytetin tim se çmimet janë më të larta se ndërtesat edhe xhepit im prej mërgimtari i duhen nja dy muaj të mira t’i bëj bashkë ato pare.

Frikë se mos ndoshta në rrugë padashur më kalon ndonjë mllef i paftuar i sherreve të zakonshme dhe armët nuk kanë qenë kurrë të preferuarat e mia edhe kur vijnë nga toka mëmë.

Por mos u habisni me frikërat e mia.

Unë nuk jam mbajtur ndonjëherë për frikacake edhe pse sot që jam larg vendit tim kam njohur frikërat më të paskurpullta. Frikërat që më ballafaqojnë me një qytetar që do vendin e tij por paguan çdo ditë frymën që merr në tokën e huaj.

Epo vendi im, sot do flasim pak të dy.

Ti do më shash mua që të braktisa e unë do të të përqafoj në çdo shuplakë tënden. Kur vjen fjala tek braktisjet gjithmone pikat i vendosin mbi ne që ikëm larg duke jetuar në 2023-shin njësoj si dikur njerëzit tanë në 97 ’.

Por nëse ata nuk i keni pyetur përse kanë ikur, sot keni shansin të na e bëni ne këtë pyetje.

Këtu jemi çdo ditë. Jetojmë me lajmet e vendit tonë, mëshirojmë ditët kur mijëra të rinj të shkolluar enden nëpër rrugë për një copëz kontrate pune në Europe se në vendin e tyre shumë të shkolluar bëjnë dëm.

Na pyesni përse kemi pranuar të flejmë çdo natë me mallin në shpirt që djeg në heshtje.

Na pyesni përse e kemi lënë nënën në pragun më të ëmbël që kemi jetuar ndonjëherë për të qenë leva e një shefi diku në një cep të botës sepse në vendin tonë të mbanim të gjithë timonin nuk lundronim dot në det të hapur.

Sot i kemi të gjitha përgjigjet për paragjykuesit se përse në 2023-shin po vdesin më shumë ëndrra se para ardhjes së demokracisë pasi të shitesh nga pushtetarët është ankandi më i dështuar që është bërë ndonjëherë me jetët tona.

Vendi im – Kam frikë të të takoj!

Kam frikë se nga dashuria që kam për ty do mbyll sytë dhe do kthehem përsëri të më vrasësh çdo ditë me diploma në duar duke më thënë se nuk vlej.

Kam frikë se Europa nuk më do aq sa ti por në darkë kur mbyll derën me çelës e kam një çati mbi kokë ndërsa sa herë që kthehem aty në shtëpinë time shoh një tjegull çatie që mungon përditë e më shumë!

Shoh vendin tim që jugun kanë filluar e quajnë Janinë edhe detin Jon tavolinë bisedimesh me fuqitë perëndimore.

Shoh bizneset që në dimër mezi marrin frymë dhe në verë hanë me pjata të florinjta nga turistët duke i krahasuar bukuritë natyrore tona me Maldivet e Ballkanit.

Sa shumë ke ecur vendi im vetëm për ne të zotët e shtëpisë e mbajte këmbën në frena.

Por ne prap bashkëjetojmë bashkë dhe ti e di. Unë fle në shpirtin tënd edhe ti e ke një shtëpi të përjetshme, atë që mua m’u mohua pranë teje, e ke në zemrën time!

Share This:

Tags: Ida vaja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe

24 August 2025
Uncategorised

Arbër Ismajli prezanton ekipin e tij për

24 August 2025
Lajme

Arben Gashi dhe Bekë Berisha votuan Dimal

24 August 2025
Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dedikim për

24 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.