Monday 19 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar pas zbulimit të manipulimit të

Parashikimi i motit për sot, të hënë, 19 janar 2026

Përfundon restaurimi i Xhamisë në Meshinë të Kamenicës, pjesë e projektit të trashëgimisë Kulturore të

Delegacioni i UKZ-së viziton Panteion University në Athinë ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit akademik

Dushan Janjiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e kosovarit vendoset këtë javë

Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej

Ecja tradicionale në nderim të të rënëve që u bënë simbol lirie

Përfaqësues të UKZ-së morën pjesë në punëtorinë dyditore për projektin BRIDGE2E në Belgjikë

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

 Në qytetin e gjëzave – Gjilan, mbahen takimet e X-të jubilare të enigmatikës së Kosovës
Lajme Opinione

Në qytetin e gjëzave – Gjilan, mbahen takimet e X-të jubilare të enigmatikës së Kosovës

20 October 2025 0 Comment 12 min read

AA

Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave në Gjilan, organizohen” Takimet e dhjetë jubilare të enigmatëve të Kosovës.

Sipas njoftimit të paradokohshëm nga ana e Rehep Hasanit, paralajmërohet se në kuadër të shënimit të 45-vjetorit të Sh. E. “Ndre Mjeda”, (1980- 2025), do të organizohen garat apo Kampionati i Kosovës në zgjidhjen dhe sajimin e gjëzave.

Pjesa e sajimit të gjëzave, (fjalëkryqe dhe anagramë), do të bëhet me korrespondencë, ku garuesit kanë për detyrë të sajojnë fjalëkryqin klasik me format 10/8 dhe është e obligueshme që në diagramin e dhënë të shënohet emri i qytetit të gjëzave – GJILAN.

Detyrë tjetër është sajimi i ANAGRAMËS nga këto fjalë: DYZET E PESË VITE NË ENIGMATIKË.

Sipas njoftimit, thuhet se qëllimi është të afirmojmë dhe ruajmë traditën e pasur enigmatike shqiptare. Tri vendet e para si në garën e sajimit poashtu dhe në zgjidhje do të shpërblehen.

Dita e fundit e dërgimit të punimeve është 15 tetori 2025 kurse punimet dërgohen në adresën elektronike: she.ndremjeda@gmail.com.

25 tetori 2025 është data e mbatjes së TAKIMEVE TË DHJETA JUBILARE TË ENIGMATËVE TË KOSOVËS në Gjilan dhe garat dhe Takimi do të zhvillohen në lokalet e Bibliotekës së Qytetit, në orë 12.00.

Pritet ardhja e gjëzakrijuesve dhe dashamirëve të gjëzave moderne nga shumë qytete të Kosovës, nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut etj. Gjëzakrijuesit duhet t’i përmbahen rregullave gjuhësore dhe enigmatologjike.

SHOQATA E ENIGMATËVE  “NDRE MJEDA” – Shkollë  e enigmatikës shqiptare

Para 45 vjetësh u themelua Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”, 4 tetor 1980 në Gjilan, me iniciativën e dr. Zijadin V. Hasani, së cilës iu bashkangjitën Ing. Xhelal Selmani, piktor, Rasim Vllasaliu dhe ing. Fadil  Dërmaku.

Shoqata  e enigmatëve ” Ndre Mjeda” ka luajtur një rol me rëndësi në popullarizimin dhe zhvillimin e enigmatikës në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti.

Shoqata organizoi gara, kampionate në zgjidhjen  dhe  përpilimin e gjëzave të llojeve të ndryshme, duke filluar nga garat lokale, pastaj ato kombëtare dhe mori pjesë në disa Kampionate për zgjidhjen e gjëzave klasike dhe atyre logjike (WORLD PUZZLE CHAMPIONSHIP). 

LEXO EDHE:

SHA “Ndre Mjeda” dhe Revista Enigmatike “Horizonti”, shënojnë 43 vjetorin

Pa dyshim me daljen e revistës Horizonti fillon të kultivohet edhe një pjesë tjetër e enigmatikës, pjesë përbërëse e saj- Enigmatika MODERNE. Kështu që me të drejtë mund të thuhet se “Horizonti” shërbeu si  shkollë shqiptare e enigmatikës.

Ç’është pra enigmatika? 

Enigmatika është shkathtësi e përpilimit dhe zgjidhjes se enigmave. Ajo është formë specifike e krijimtarisë mendore. Enigmologjia (GJËZAKUPTIMI) është dhe shkencë që studion enigmat në përgjithësi, hulumton dhe shqyrton rregullat e përpilimit, të zgjidhjes, historikun dhe nënllojet e tyre.

Kruciverbologjia (lat. Crux-kryq, verbum-fjale), është degë e enigmologjisë e cila studion rregullat e sajimit dhe të zgjidhjes, historikun dhe nënllojet e fjalëkryqeve.

ENIGMATIKA ose ENIGMATOLOGJIA konsiderohet Art i dhjetë i krijimtarisë, kurse studiuesit e teorisë së gjëzave thonë se ENIGMATIKA është LINGUISIKË ZBAVITËSE.

Revista “Horizonti” ishte shkollë e enigmatikës shqiptare për të gjithë ne, veçan fillestarët, sepse para daljes se “Horizonti”-t, botoheshin kryesisht gjëza, rebuse dhe rrallë ndonjë fjalëkryq, e mos te flasim për llojet e tjera të enigmave dhe Rregullat e sajimit të tyre .

Në “Horizonti” nisën të sajohen gati të gjitha llojet e enigmave të njohura. Kjo revistë për herë të parë filloi së botuari artikuj për çështje teorike të enigmatikës dhe rubrika të veçanta për të, siç janë :  enigmologu, nga teoria e enigmatikës; artikuj mbi rregullat e sajimit të enigmave dhe aktivitetin e enigmatëve tek ne dhe në botë; njoftime për  takimet, garat, kampionatet e enigmatëve.

Për popullarizimin dhe zhvillimin e enigmatikës në gjuhën shqipe redaksia inicoi bibliotekën e emërtuar Enigmatikë dhe me 1994 në kuadër të kësaj biblioteke dolën disa vepra: Fjalori e enigmatikës me tre shkronja dhe “Fjalori enigmologjik me 4 shkronja i Dr. Zijadin Hasani, si dhe “Gjej e qesh”, me  enigma te rimuara i autorit Xhemail Halili, pastaj Rrokjekryqe magjike 4 X 4 dhe Rrokjekryqe magjike 5 X 5, si dhe 6 X 6 (2023), të autorit tonë  Dr. Zijadin V. Hasani, anëtar themelues i SH.E. “Ndre Mjeda” dhe kryredaktor i revistës “Horizonti”.

Pjesëmarrja e enigmatëve gjilanas në kampionatet botërore në zgjidhjen e enigmave World Puzle Championship, 6- th World Puzzle championship.

  • 23-28 shtator 1997, Koprivnicë(Kroaci)
  • 7-th WPC ,   22-27 shtator 1998,Stamboll (Turqi)
  •  8-th WPC, 6-11 tetor   1999, Budapest (Hungari)
  • 11-th WPC , 24-29 shtator  2002, Oulu (Finlandë)
  • 12-th WPC,  14-19 tetor  2003, Arnhem, Papendal National  Sports Center (Holandë)
  • 13-th WPC,12-17 tetor  2004, Opatija  (Kroaci)
  • 18-th WPC,   3-8 Nëntor 2009, Antalia (Turqi)

Është e ditur se qasja ndaj enigmave është  shprehje e mentalitetit të ndonjë populli. Kështu  gjermanët enigmave iu qasen shkencërisht, italianët gjithashtu iu qasen seriozisht por në trajtë loje, sporti. Mbase kjo vlen në përgjithesi ose së paku për pjesën më të madhe të popujve romanë (neolatin).

Se shqiptarët enigmave iu qasen shkencërisht, veçan enigmave popullore, e konfirmon botimi i teksteve, siç është Folklori shqiptar – gjëegjëzat, Tiranë, 1968, dhe ndonjë botim tjetër.

Zgjidhja e enigmave  e vërteton dhe ilustron parimin e poetit romak Horaci: DULCE CUM UTILE,  pra ndërlidhja e të këndshmes me të dobishmen.

Redaksisë më vonë iu bashkangjiten dhe enigmatët e tjerë – Xhevat Ruhani, Faik Shkodra, Xhemail Halili,  Avdush Canaj, Arbëresh Dalipi, Enver Hajrullahu, Nexhat  Hajrulahu, Abdylmexhit Selmani, Xhelal Mustafa etj.

Për popullarizimin e enigmatikës ndihmesë të madhe kanë dhënë dhe shumë gazetarë, shkrimtarë, gjuhëtarë, Mehmet Halimi, Hasan Bunjaku, Faik Shkodra, Baftijar Kryeziu, Zijadin  Munishi, Nuhi Ismajli, Ibrahim Kadriu, Sabit Rrustemi, Avdush Canaj, Xhemë Karadaku. Në Horizonti, gjithashtu u botuan artikuj, shkrime për ngjarje e manifestime të enigmatëve në Kosovë dhe në botë.

Themeluesit e SHE “Ndre Mjeda”: dr. Zijadin V.Hasani, Ing. Fadil Dërmaku, Rasim Vllasaliu piktor, ing. Xhelel Slmani.

Autor: Dr. Zijadin Hasani, kryeredaktor i Revistës “Horizonti”

Share This:

Tags: Horizonti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri

19 January 2026
Uncategorised

Mos bini pre e mashtrimeve! Foto dhe

19 January 2026
Lajme

Parashikimi i motit për sot, të hënë,

19 January 2026
Arte tjera

Përfundon restaurimi i Xhamisë në Meshinë të

19 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Revista për enigmatikë “Horizonti”, shënoi 45-vjetorin, ndahen

16 January 2026

Më 15 janar 1981, në Gjilan, doli në dritë numri i parë i revistës

Lajme Opinione

Shkruan: Zijadin Hasani kryeredaktor i Revistës Enigmatike-Kulturore-Zbavitëse

15 January 2026

SOT , PARA 45 VITESH , MË 15 JANAR 1981, NË GJILAN DOLI NUMRI

Kuriozitete Lajme

Gjilan: Gara e Enigmatëve dhe shënimi i

6 January 2026

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”, në Gjilan do të zhvillohen

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.